E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kufizimi i rrjeteve sociale, Manastirliu: 1200 takime me pjesëmarrjen e 61 mijë prindërve

TIRANË, 16 dhjetor /ATSH/ Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu tha sot gjatë një takimi në shkollën 9-vjeçare “Shaqe Mazreku” në Durrës, se forcimi i bashkëpunimit dhe mekanizmave për parandalimin e rrjeteve sociale dhe fenomeneve negative në shkolla mbetet angazhim i MAS dhe qeverisë shqiptare.

“Deri tani, janë zhvilluar 1200 takime me pjesëmarrjen e 61 mijë prindërve, që po kontribuojnë me ide dhe sugjerime për të adresuar sfidat që sjell teknologjia për prindër e mësues”, u shpreh Manastirliu në një postim në rrjetet sociale.

Pak ditë më parë, në një tjetër takim për konsultimin publik në shkolla me prindër dhe mësues, ministrja Manastirliu u shpreh se ministria që ajo drejton dhe qeveria shqiptare janë të angazhuara në ndërtimin e një plani veprimi kombëtar për sigurinë në ambientet e shkollave në vend.

“Ne jemi duke punuar për një plan veprimi kombëtar për rritjen e sigurisë në shkolla, si dhe për adresimin e fenomeneve që lidhen me dhunën online dhe bullizmin. Po ashtu, po fuqizojmë këto masa në mënyrë të qëndrueshme. Kryeministri tashmë ka prezantuar një projekt të rëndësishëm, i cili do të zhvillohet në kuadër të iniciativës për qytetet inteligjente. Një nga hapat kryesorë të këtij projekti është vendosja e kamerave inteligjente brenda institucioneve arsimore, që do të jenë një element thelbësor për rritjen e sigurisë në shkolla. Ky projekt ambicioz, i cili ka marrë frymëzim nga një model i suksesshëm i realizuar në Emiratet e Bashkuara Arabe, do të përmirësojë ndjeshëm monitorimin dhe kontrollin në shkolla”, tha ajo.

Nga konsultimi publik i ministres Ogerta Manastirliu me prindër dhe mësues në shkollën 9-vjeçar... 1 nga 14

/a.f/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›