E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kufoma në Lushnje, ende e paidentifikuar

Lushnje- Kufoma e gjetur nga barinjtë në Lushnje nuk është identifikuar ende. Edhe pas veprimeve në morg dhe dëshmive të mbledhura, policia nuk ka mundur të arrijë dot tek emri i viktimës. Policia e zonës ka marrë në pyetje rreth 15 banorë, por asnjë prej tyre nuk ka ndihmuar për identifikimin e kufomës. "Dyshohet se viktima nuk i përket zonës, por ai është sjellë i vrarë në kanal, pranë fshatit Grabian"- thanë burimet policore, duke shtuar se ai ishte dëmtuar me mjete të mprehta në pjesën e fytyrës, syve dhe kokës. Më pas është hedhur në kanal, ku i është vënë flaka. Ttrupi i pajetë i një mashkulli, që ende mbetet i paidentifikuar nga policia u gjet dje në një fshat të Lushnjes. Sipas burimeve të policisë së Lushnjes mësohet se kufoma është gjetur në vendin e quajtur 3 Urat në fshatin Grabian. Nga informacionet e para pas këqyrjes së kufomës, është konstatuar se i paidentifikuari mund të jetë vrarë, e më pas të jetë djegur.

“Ai u gjet nga disa barinj që në atë moment kanë qenë duke kaluar pranë fshatit Grabian”- thanë burimet policore, duke sqaruar se është ngritur një grup hetimor që po merret me këtë ngjarje.

Nuk ka ende asnjë të dhënë, qoftë për motivet, qoftë për autorësinë e krimit, pasi puna vështorësohet nga që viktima ka mbetur pa identifikuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›