E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kujdes, Messi po vjen!

Lionel Messi çdo ditë e më shumë po i afrohet kulmit të rekordeve të tij në La Liga. Lojtari më i mirë në botë me 2 golat e shënuara ndaj Vallecanos ka arritur në kuotën e 211 golave në La Liga.

Messi ka kaluar legjendarin Pahino i cili kishte 210 gola. Messi tani është bërë golashënuesi i shtatë më i mirë në historinë e futbollit spanjoll. Messi ka shënuar kaq shumë gola pas vetëm 242 ndeshjeve të tij.

Rekordi mbahet nga legjendari Zarra që ka 251 gola. Zarra, Sanchez, Raul, Cesar Rodriguez e Quini janë legjendarët që Messi pritet ti kaloj shpejtë për tu bërë lojtari me më shumë gola në La Liga./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›