E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Shaqiri për Guardiolën"

Trajneri i përfaqësueses zvicërane, Otmar Hitzfeld ka deklaruar se Xherdan Shaqiri është lojtar që do të përshtatet në skemat e Guardiolës.

"Xherdani nuk është nervoz kur e ka topin. Pa marrë parasysh emrin e skuadrës që ka për kundërshtar, ai nuk ka frikë dhe është shumë i qetë në fushë. Ka një mentalitet që mund të përshtatet kudo. Mund ta krahasojë me Lukas Podolskin, i cili erdhi te Bayern si një supertalent, mirëpo dështoi sepse në çdo rast u bënte me nerva, dhe kjo nuk funksionon te Bayerni.

Lojtari që do të përshtatet më së miri në skemat e Guardiolas padyshim që është Shaqiri. Është lojtar i ri, teknikisht shumë i fortë, i shkathët dhe është i përkryer në mbajtjen e topit. Ai përshtatet në mënyrë të përkryer për skemat e Guardiolas, por tani gjithçka do të varet nga trajneri spanjoll" deklaroj Hitzfeld./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›