E Diel, 1 Nëntor 2026

“Kujdes nga mesazhet që mbërrijnë në telefonin tuaj”, AKSK paralajmëron qytetarët

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike u ka bërë sërish thirrje qytetarëve që të tregohen mjaft të kujdesshëm nga emsazhet që mbërrijnë në celularët e tyre, pasi në shumë raste janë skema mashtrimi.

AKSK bën me dije se këto mesazhe synojnë të manipulojnë përdoruesit përmes krijimit të ndjenjës së urgjencës apo besimit, duke i drejtuar ata drejt faqeve të rreme (phishing) me qëllim përvetësimin e të dhënave personale dhe financiare.


Njoftimi i AKSK:

Kujdes nga SMISHING (Mesazhe SMS mashtruese)

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) tërheq vëmendjen mbi rritjen e rasteve të mesazheve mashtruese (SMS), të njohura si smishing, të cilat paraqiten si komunikime zyrtare nga institucione publike, banka apo kompani shërbimesh.

Këto mesazhe synojnë të manipulojnë përdoruesit përmes krijimit të ndjenjës së urgjencës apo besimit, duke i drejtuar ata drejt faqeve të rreme (phishing) me qëllim përvetësimin e të dhënave personale dhe financiare.

❗ Mos klikoni linqe të dyshimta

Mos hapni linqe të dërguara përmes SMS, email apo rrjeteve sociale nga burime të panjohura ose të pakonfirmuara.

❗ Mos ndani të dhëna sensitive

Asnjë institucion legjitim nuk kërkon përmes SMS:

* Numrin e kartës bankare

* CVV / PIN

* OTP (kod verifikimi)

❗ Verifikoni adresën (URL)

Kujdes nga domain-e të rreme që imitojnë faqet zyrtare.

❗ Kujdes nga mesazhet urgjente

Formulime si:

“Keni një pagesë të papaguar”

“Llogaria juaj do të bllokohet”

“Veproni menjëherë”

janë shpesh tentativa mashtrimi.

❗ Shenjat kryesore të smishing:

* Mesazhe të papritura

* Linqe të pazakonta

* Kërkesa për pagesa urgjente

* Kërkesa për të dhëna personale

* Gabime drejtshkrimore ose formulime jo profesionale

???? Nëse keni klikuar një link të dyshimtë:

* Mos plotësoni asnjë të dhënë

* Mbyllni menjëherë faqen

* Ndryshoni fjalëkalimet tuaja

* Kontaktoni menjëherë institucionin përkatës

???? Raportoni çdo rast të dyshimtë.

Tregohuni të kujdesshëm!

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›