E Diel, 1 Nëntor 2026

Kujdes nga monedhat 20 lekëshe! Po falsifikohen

TIRANE - Bëni kujdes nga monedhat 20 lekëshe. Prej disa kohësh janë hedhur në përdorim monedha të tilla të falsifikuara. Jo në të gjitha rastet, këto monedha të falsifikuara janë të dallueshme për syrin e thjeshtë, pasi janë të punuara më së miri dhe vështire bie në sy dallimi me monedhën e zakonshme. 

Në fakt falsifikimi i këtyre lekëve të holla bëhet në mënyrë aq të kujdesshme saqë pa e kuptuar edhe mund të keni qenë pre e këtyre mashtrimeve.
Por si mund ti dallojnë qytetarët monedhat e falsifikuara 20 lekëshe ??? 

Këto monedha kanë më tepër shkëlqim ndërsa kordoni rrethues është më i trashë se monedhat e zakonshme.
Testin më të thjeshtë qytetarët mund ta bëjnë me një makinet elektronike, nëse monedha që ju keni është e falsifikuar makineta nuk do ta pranoje atë. 

Prej kohësh në lokalet dhe dyqanet e kryeqytetit shitësit dhe kamarierët janë me vigjilentë se më parë, pasi mashtrimi financiar ka arritur deri në monedhat në dukje të papërfillshme.
(a.k.BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›