E Diel, 1 Nëntor 2026

Kujdes semaforin prova javore qe i ve ne levizje banoret

Ndersa banoret vazhdojne te rrine te gjithe ne dhomen e gjumit e te argetohen duke qeshur me njeri-tjetrin atje shkon Franceska me morfine Proves Javore ne dore. Kjo e sotmja eshte faza e trete e proves me titull Kujdes semaforin.

Ne oborr ndodhen dy semafore dhe detyra e banoreve eshte qe te jene te kujdesshem per te respektuar qarkullimin ne shtepi sipas ngjyres treguese te semaforit. Me renien e gongut nis dhe perfundon prova. Nese semafori tregon ngjyren e kuqe te gjithe banoret kudo qe te jene dhe cfaredo qe te jene duke bere duhet te ndalojne menjehere veprimin derisa semafori te behet me ngjyre jeshile ose portokalli.
Nese semafori tregon ngjyren portokalli banoret jane te lire te levizin pa asnje pengese. Ndersa nese semafori do te tregoje ngjyren jeshile banoret duhet te rifillojne aktivitetin pas ndaleses se meparshme. Banoret kane vetem dhjete mundesi gabimi ne te kundert prova rezulton e humbur.

Te gjithe banoret komentojne proven duke thene se kjo prove duhet te jete e veshtire per ta per faktin se mund te ndodhe ne cdo moment te dites.

Disa nga banoret dalin ne kopsht dhe fillojne proven me renien e gongut. Ata komentojne rregullat ndersa Vellai i Madh ndryshon ngjyrat e semaforit per ti vendosur ne aktivitet banoret. Ata kane frike se mos Gerta e cila eshte ne dush po thyen rregullat e proves. Gerta eshte duke u lare dhe njekohesisht duke levizur ne dush per tju permbajtur keshtu rregullave te proves. Keshtu prova javore vazhdon gjate gjithe kohes e banoret jane koherent me urdhrat e Vellait te Madh duke ju permbajtur atyre ne cdo moment.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›