E Diel, 1 Nëntor 2026

Kujdesi shëndetësor në plazhe, në Qendrën Shëndetësore Verore të Velipojës shërbim 24/7

Me rritjen e numrit të pushuesve në plazhin e Velipojës, shtohen edhe rastet që kërkojnë ndihmë pranë urgjencës së qendrës shëndetësore. Në mesin e pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore mbizotërojnë fëmijët.

“Rastet më të shpeshta që paraqiten në urgjencën e qendrës shëndetësore janë fëmijët e moshës 1 deri në 6 vjeç, të cilët vijnë me temperaturë pa shkak të dukshëm. Gjithashtu, janë të shpeshta edhe rastet me gastroenterit, që lidhen kryesisht me ushqimet, si dhe me dehidratimin për shkak të qëndrimit të gjatë në diell. Kemi pasur edhe pacientë me probleme kardiake, të cilët janë paraqitur me dhimbje gjoksi dhe djersitje. Pas ekzaminimeve, kanë rezultuar me ndryshime në gjendjen e tyre shëndetësore dhe janë dërguar për trajtim të specializuar në Spitalin Rajonal të Shkodrës”, tha infermierja Vjollca Vocaj.

Shërbimi shëndetësor është organizuar dhe e pajisur për t’iu përgjigjur fluksit të pushuesve gjatë sezonit veror.

Stafi mjekësor u bën thirrje pushuesve të tregojnë kujdes dhe të kërkojnë ndihmë në kohë kur shfaqin shqetësime shëndetësore.

Kujdesi dhe reagimi në kohë mbeten thelbësorë për të kaluar një sezon veror sa më të sigurt dhe pa probleme shëndetësore.

Gazetare: B. Cina

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›