E Diel, 1 Nëntor 2026

Beci: Rruga e Dukagjinit nxit zhvillimin ekonomik dhe turistik në gjithë kurorën e Alpeve

TIRANË, 21 korrik/ATSH/ Kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci vlerësoi sot se Paketa e Maleve është dëshmi e angazhimit të qeverisë për zhvillimin e kësaj zone me potencial të jashtëzakonshëm.

Pas bashkëbisedimit me banorët e Thethit ku i pranishëm ishte edhe kryeministrin Edi Rama, për Paketën e Maleve, ishte një dëshmi e angazhimit të Qeverisë Shqiptare dhe e vëmendjes së veçantë të Kryeministrit për zhvillimin e kësaj zone me potencial të jashtëzakonshëm.

Sipas Becit, takimi me banorët shërbeu për të sqaruar çdo pyetje dhe për të dëgjuar nga afër shqetësimet e tyre, në frymën e një dialogu të hapur dhe bashkëpunimi.

Një tjetër lajm i rëndësishëm për zonën e Dukagjinit, sipas Becit ishte njoftimi i kryeministrit për nisjen brenda pak ditësh, të punimeve në rrugën e Dukagjinit që do të lidhë Shalën me Tropojën përmes Qafës së Ndërmajës.

“Ky investim strategjik do të përmirësojë ndërlidhjen, do të nxisë zhvillimin ekonomik dhe turistik, duke forcuar lidhjet në të gjithë kurorën e Alpeve Shqiptare”, shtoi Beci.

/m.m/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›