Kujt i leverdisin zgjedhjet e parakohshme?
Mesa duket Topalli e ka vendosur, e ka bërë mendjen top, e paska fort për zemër të ulet në karrigen e Presidentit të Republikës. Kur Topi u bë President, pse të mos bëhet edhe ajo, z.Jozefinë? Edhe për kandidimin e Topit Berisha u bind me vështirësi, prej zorit dhe prej faktit që asokohe ai kishte në xhep aq “numra” deputetësh sa ta kërcënonte e rrezikonte seriozisht ish shefin e tij. Nuk është larg të kujtohet ajo kohë: Topi e shfaqi hapur sfidën, mesa duket jo vetëm me “drekën “ e punës në Vlorë me disa deputetë të tij kanakarë, duke i dërguar hapur mesazhin kërcënonjës Kryeministrit se ai ishte në gjendje ta rrëzonte nga pushteti, nëse nuk do të pranonte ambicien e tij. Berisha donte s’donte u dorëzua. Jo pa të drejtë ai mendoi dhe veproi në atë rast politikisht: Emërimi i nënkryetarit të partisë, e kryetarit të grupit parlamentar në një presidencë honorifike, ku Topi “do të dridhte zinxhirin”, do të kushtonte shumë më pak se mbajtja e një “gjarpri” të pakënaqur në gji. Por edhe se një Top-president, i njohur si “besniku i tij”, do të ish i detyruar të bindej pa kushte e do të mbetej përjetë një vartës mirënjohës e i përjetshëm i Kryeministrit (“kush të bëri President ty, ë?”) duke i sjellë më shumë dobi, se humbje.
Thuajse në të njëjtat kushte e situatë lesharap gjendet sot Berisha para ambicies së Topallit. Edhe kjo beson, në të vërtetë jo pa të drejtë, se e meriton atë post të lartë më shumë se mosmirënjohësi dhe plangprishësi Topi. Se ajo ka më shumë aftësi e merita, se është femër, se ka më tepër “numra” deputetësh pro saj, dmth fuqi përcaktuese, se ish rivali i saj, se edhe ajo është nënkryetare e partisë, një skiftere e sprovuar nëpër beteja të vështira të Berishës, po edhe se, duke qenë për dy mandate kryetare e Kuvendit, gjithnjë sipas saj, është tepër potente dhe mjaft e suksesshme si brenda partisë, ashtu edhe ndër mjedise ndërkombëtarësh (kujto, për saktësi:”diplomacinë parlamentare”).Prandaj ndjesia dhe ngasja e saj për të qenë nesër “e para femër në histori Presidente Republike”, fakti që ndërkohë është edhe katolike, që vjen prej Shkodre dhe prej një familje me tradita antikomuniste, që mori së fundi edhe titullin Dr, e justifikojnë ambicien e saj ku e ku më shumë se Topi, para pesë vjetësh.
E megjithatë situata nuk është as e njëjtë, as më e kollajtë. Tani vështirësitë e Berishës janë më të mëdha se kur e pranoi, me hir e pahir Topin, me trafik deputetësh nga opozita, si President të Republikës. Gjithsesi historia zhgënjyese e Topit, i cili u detyrua të dalë kundër Kryeministrit dhe partisë së tij, aq sa në një ditë të bukur u shpall “horr bulevardi”, jo dhe aq për kundërshti, mosbindje e vizione të ndryshme, as vetëm për heshtjen e 21 Janarit, sesa për shkak të inercisë që shpesh të përfshin përroi i politikës, provoi për qytetarët shqiptarë dhe sidomos për opinionin e ndërkombëtarëve se në klimën e këtushme, edhe një President i emëruar, i dalë nga mazhoranca me 70 plus 1, apo edhe me plus 3, nuk sjellka as qetësi, as normalitet, as stabilitet. Për këtë arsye ambasadorët janë shprehur, ndryshe nga “koha e Topit”, për domosdonë e një Presidenti konsensual, i cili, duhet të bëhet President me mbi 84 vota që votimin e parë (sipas ambasadorit Arvizu) që të ketë më tepër legjitimitet e të drejtë morale të qëndrojë denjësisht mbi palët. Kësaj here edhe opozita duket më e mobilizuar, më kompakte dhe më e motivuar për të rezistuar e për të mos lejuar rrjedhje e blerje deputetësh, pasi jo vetëm një herë ajo ka deklaruar se nuk ka për ta pranuar një President “noter” të emëruar/zgjedhur brutalisht nga PD e nga Berisha.
Në këto kushte ngjan disi e habitshme se si dhe pse Berisha po këmbëngul për një President “të niveleve më të larta të partisë së tij”, ç’ka nënkupton Topallin, duke hyrë kësisoj në kufijtë e rrezikut të humbjes së numrave, pasi edhe LSI, aleatja e tij kryesore, tanimë është shpallur kundër, duke i hapur njëkohësisht rrugë edhe një përplasjeje të re e të padëshiruar me kancelaritë e BE-së dhe SHBA-ve, gjë që mund t’i rrezikojë atij seriozisht pushtetin. Në një kohë kur po flitet aq shumë për dhënien e statusit e kur edhe zgjedhja e Presidentit ka hyrë në paketën e kushteve të BE-së, së largu ngjan e pakuptimtë kjo kokëfortësi e Berishës. Më mirë se kushdo ai e di se në rast se do të dështojë, pas 24 majit, për shkak të pamundësisë së numrave në votimin e katërt për një Presidentit të ri, qeveria e tij do të bjerë dhe vendi do të hyjë, automatikisht, në zgjedhje të parakohshme. Kjo është “karta rezerve” e Berishës, asi i mëngës. Ai nuk e ka frikë këtë situatë, ai po luan politikisht, nën rrogoz, pa ua thënë as të vetëve, për këtë “zgjidhje”të dëshiruar.
Arsyet përse Berishës i leverdisin në këtë situatë zgjedhjet e parakohshme janë të shumta. Nëse koalicioni me LSI-në ka marrë të plasaritur, duke i bërë qejfin Topallit, Berisha beson se mund të mbajë “të çeliktë” unitetin në parti nesër kur t’i lindë e drejta morale t’i thotë Topallit dhe ndjekësve të saj: ja pra, unë bëra të pamundurën për ju, por “dështova”!...Kësisoj ai do t’i japë mesazh partisë se ka qenë dhe ka mbetur nga ata burra që nuk të lë kurrë në baltë e që, për më tepër, para partisë, nuk vë asnjë interes tjetër. Këtu gjendet, në fakt, thembra e tij e Akilit. Veç kësaj, nëse do të bëhen zgjedhjet vitin që vjen, në kohën e caktuar nga Kushtetuta, situata ekonomike, politike dhe sociale kurrsesi nuk mund të jetë kjo që është sot, kur edhe pse bota dhe rajoni ndodhen në krizë, aq sa Greqia fqinjë, ku kemi mbi gjysmë milionë emigrantë që mund të kthehen, po shkon drejt një falimenti të pashembullt, ai merr guximin të flasë pa u lodhur e pa u vënë hiç në siklet për rritje të paparë ekonomike! Pra, edhe pse borxhi ka shkuar në nivelin më kritik, edhe pse Bode nuk i shlyen dot miliardat që u ka kompanive të ndërtimit e të hidrokarbureve, edhe pse prej disa muajsh nuk i paguan dot buxhetorët, (400 punonjës të spitalit Nënë Tereza qenkan prej muajsh pa rroga, e jo vetëm ata…), Berisha flet për suksese, për shtim të pagave dhe pensioneve, për minimum papunësie, për reforma, për arsim dhe shëndetësi të niveleve të larta botërore, për drejtësi model e të pavarur, për projekte madhore, si treni Tiranë-Pekin, për transformimin e shpejtë të Shqipërisë në superfuqi energjetike, për hapjen e tunelit të Kërrabës, për Bulevardin e ri të Tiranës..., etj, etj. Këtë spektakël absurd të kapjes me parulla e premtime të vendeve të para në planet, afërmendsh, ai do ta ketë tepër të vështirë ta shqipërojë nëpër mitingje e ekrane pas një viti! E po të na mohohet përsëri, si po duken bathët, statusi i vendit kandidat, justifikimi, gjatë fushatës së vitit 2013, se edhe për këtë “antikombëtarizëm” fajin e pat opozita, kjo kuptohet, nuk ka për t’i pirë më ujë as mes trushkulurve të tij.
Por ka edhe rrethana të tjera që e favorizojnë leverdinë e ngutshme të Berishës për zgjedhje të parakohshme. Duke e lënë zarfin e Presidentit të mbyllur, derisa të kthehet nga samiti i Çikagos, pra deri në kufirin minimal të datës 24 maj, jo vetëm opozita tradicionale, por veçanërisht dy partitë e reja, ajo e Topit dhe e Spahiut do të vihen para faktit të kryer e nuk do të kenë as kohë dhe as mundësi të faktorizohen e të ngrenë struktura për zgjedhje të reja, të parakohshme, pasi dihet që këto dy parti synojnë të “gërryejnë e të rrëmojnë” kryesisht në elektoratin e tij.
Ndaj edhe pse në grupin parlamentar Berisha deklaroi zëplotë se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, nëse do të humbasë numrat në Kuvend, pra kur të mos zgjidhet dot Topalli, (e cila sipas të gjitha gjasave ka për t’u përdorur si kokë turku) , ai do të bëjë sikur po dëshpërohet e po dorëzohet, kur në fakt do të jetë i kënaqur, pasi shpallja e detyruar dhe “e pashmangshme” e zgjedhjeve do të lërë të gjallë shpresën e një fitoreje tjetër (me siguri, ndërkohë, ka për të patur shumë inaugurime dhe më tepër se kurrë premtime!), të marrjes së një mandati popullor të tretë, pasi nuk do të ketë më shans, kohë dhe mundësi për ndryshime, për ndërhyrje në Kodin Zgjedhor, për zëvendësimin e KQZ-së e të Ristanëve….
Vetëm në një fushatë të tillë, ku kundërshtarët do të kapen mat, jo vetëm të përçarë, po edhe në befasi, Berisha, si një lojtar i vjetër i blofit politik, shpreson dhe beson se mund të kapërcejë me sukses kanalin e thellë të korrupsionit e të dështimit duke dalë sërish i fituar, edhe pa fituar!
Ps: E quaj të udhës të theksoj se skenari i mësipërm mund të jetë i dështuar vetëm nëse ndërkombëtarët, e posaçërisht ambasadori fuqiplotë amerikan, z.Arvizu, do t’ia fusë Berishës të dy këmbët në një këpucë që ky të detyrohet të pranojë ndryshimet për Kodin Zgjedhor, për reformën parlamentare si dhe për mënyrën e zgjedhjes të Presidentit të Republikës…
Përndryshe…Mos ndoshta është më mirë ta përfytyrojmë vetë se ç’do të bëjë vaki nesër me këtë:”përndryshe”?
(er.nu/GSH/BalkanWeb)