Kujt ia dha ëndrrën Edi Rama?

Kristiani me origjinë nga Lezha është shpallur fituesi i projektit “Kam një ëndërr” mes 10.106 të rinjve që shprehen ëndrrat e tyre.
Edi Rama nga Vlora i ka dorëzuar një foto të flamurit të 100 vjetorit te pavarësisë djalit që jeton në Itali, duke falënderuar atë dhe të gjithë të rinjtë që nuk kishin dëshirë të shprehnin ëndrrat e tyre në përvjetorin e 100 vjetorit te pavarësisë. Ashtu si ta dhe kryetari i PS tha se shqiptaret ashtu si ai kanë një ëndërr ta bëjnë Shqipërinë më të mirë me njerëzit e zakonshëm të saj.
Me këtë flamur 100-vjeçar, i cili daton që në vitin 1912 dhe që është ruajtur nga një emigrant vlonjat në Aleksandrinë e Egjiptit, është çelur në Vlorë ekspozita e flamurit e organizuar nga Partia Socialiste.
Një surprizë e ardhur nga një vlonjate e cila e ka dhuruar në 100 vjetorin e pavarësisë. Ekspozita e Flamurit pasi ka përshkruar që nga 10 nëntori, të gjithë rrugën që flamuri shqiptar përshkoi për të shpallur në 1912 pavarësisë e vendit, ka zbritur ne 28 nëntor në Vlorë.
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama tha se në këtë 100-vjetor vendi është i bekuar. Për Ramën, shqiptarët duhet të ndjehen krenar në festen e kombit të tyre. Ekspozita e flamurit udhëtoi në Prishtine në 10 dhe 11 nëntor duke u spostuar në Gjakovë në 13 dhe 14 nëntor. Në 18 nëntor ajo u çel në Preshevë, ndërsa në 23 nëntor në Tetove. Në Durrës flamujt u ekspozuan ne Durrës në 26 për tu finalizuar ne Vlorë në 28 dhe 29 nëntor./Indeksonline/