E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Bashkimi Kombëtar po keqpërdoret politikisht

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka thënë se Bashkimi Kombëtar e ka shoqëruar rezistencën shqiptare.

Rama ka thënë se Bashkimi Kombëtar po keqpërdoret politikisht si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri.

Ai kë thënë në KTV se jemi të angazhuar që të krijojmë një Rilindje të Re Shqiptare, që sipas tij do të përmirësonte jetën në Shqipëri.

Rama ka thënë se fjala e Partisë Socialiste keq interpretohet nga ana e kosovarëve dhe i kthen prapa në komunizëm.

Partia Socialiste sipas Edi Ramës ka dhënë mbështetje të madhe në çlirimin e Kosovës.

Edi Rama ka treguar se në Kosovë për herë të parë kishte ardhur pas luftës së UÇK-së./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›