E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kujtese per ligjvenesit e Shqiperise

Ligji mbi vendosjen e TVSH-se bie ne kundershtim me Kushtetuten e Republikes se Shqiperise dhe marreveshjet nderkombetare
I. Ligji qe bie ne kundershtim me Marreveshjen e Stabilizim-Asocimit me vendet e Bashkimit Evropian
NENI 20 - Marreveshja e Ndermjetme (MSA neni 33)
Pezullimi
1. Qe nga data e hyrjes ne fuqi te kesaj Marreveshjeje, nuk vendosen detyrime doganore te reja per importet ose eksportet, ose tarifa te reja me efekt te njejte me to dhe as nuk rriten as ato qe zbatohen tashme ne tregtine ndermjet Komunitetit dhe Shqiperise.
2. Qe nga data e hyrjes ne fuqi te kesaj Marreveshjeje, nuk vendosen kufizime sasiore te reja per importet ose eksportet, apo masa te reja me efekt te njejte me to dhe as nuk behen kufizime te metejshme mbi ato ekzistuese ne tregtine ndermjet Komunitetit dhe Shqiperise.
NENI 21- Marreveshja e Ndermjetme (MSA neni 34)
Ndalimi i diskriminimit fiskal
1. Palet shmangin marrjen e masave ose shfuqizimin e praktikave me natyre fiskale te
brendshme ose ato ekzistuese qe shkaktojne drejtpersedrejti ose terthorazi diskriminim ndermjet produkteve te njeres Pale dhe produkteve te ngjashme qe e kane origjinen ne territorin e Pales tjeter.
II. Ligji qe bie ne kundershtim me Kushtetuten e Republikes se Shqiperise
NENI 18
Te gjithe jane te barabarte perpara ligjit.
Askush nuk mund te diskriminohet padrejtesisht per shkaqe te tilla si gjinia, raca, feja, etnia, gjuha, bindjet politike, fetare e filozofike, gjendja ekonomike, arsimore, sociale ose perkatesia prinderore.
NENI 116
Aktet normative qe kane fuqi ne te gjithe territorin e Republikes se Shqiperise jane:
Kushtetuta;
Marreveshjet nderkombetare te ratifikuara.
NENI 122
2. Nje marreveshje nderkombetare e ratifikuar me ligj ka epersi mbi ligjet e vendit qe nuk pajtohen me te.
NENI 131
Gjykata Kushtetuese vendos per:
a) Papajtueshmerine e ligjit me Kushtetuten ose me marreveshjet nderkombetare, sic parashikohet ne nenin 122;
b) Papajtueshmerine e marreveshjeve nderkombetare me Kushtetuten para ratifikimit te tyre;
NENI 134
Gjykata Kushtetuese vihet ne levizje vetem me kerkese te:
1.
a)...
...
f) Partive politike dhe organizatave te tjera;
g) Individeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›