Kujtimet e mbesës: Si e njoh unë historinë e Hamit Matjanit

LIJE MERKO, ME FOTOGRAFINE E HAMIT MATJANIT (DJATHTAS) DHE BABAIT TE SAJ
Hamit Matjani, përtej dritëhijeve të kohës, është një nga figurat historike që vazhdon të mbetet e mitizuar, si nga kundërshtarët e tij, ata që e vranë dhe e shanë, ashtu edhe nga simpatizantët, që e deshën dhe e duan. I njohur me emrin Tigri, Hamit Matjani ishte një nga protagonistët kryesor të lëvizjes për rrëzimin e komunizmit në Shqipëri në vitet 50. Më herët, ishte dalluar në luftën pa kompromis kundër fashistëve dhe nazistëve. I arratisur nga vendlindja menjëherë pas vendosjes së regjimit diktatorial, Hamit Matjani, arriti të desantonte në Shqipëri gati 26 herë. Kjo e kishte bërë të famshëm për shërbimet inteligjente perëndimore, si njeriu më i zotë për të desantuar në tokën e shqiponjave të ripushtuar nga bolshevizmi. I ngritur në nivelin e një legjende, flitej se kishte lindur me këmishë, njeri që se kap plumbi, si Anteu i Mitologjisë Greke, që besohej si i pamposhtur, përderisa kishte kontakt me tokën. Mbesa e tij nënë Lija, e cila sot është 78 vjeç, mban mend të gjithë odisenë e ngjarjeve të Hamit Matjanit, i cili sapo u hodh me parashutë nga ajri në malet e Shëngjergjit në Elbasan, u kap nga organet e sigurimit, të cilët një vit më pas e ekzekutuan me varje. Duke iu rikthyer historisë së tij, e mbesa ndalon në çastet më kulmore, së paku, siç thotë, në ato gjëra për të cilat është katërcipërisht e bindur jo vetëm thjesht si dëshmitare…
VITET 40-TË, PAJTIMI I GJAKRAVE

Hamit Matjani, në fillim të viteve 40
Hamiti donte një Shqipëri demokratike, shprehet nënë Lija, teksa rrëfen për herë të parë gjëra të paditura më parë në lidhje me Hamit Matjanin. Gjithçka nis rreth viteve 40-të, kur Hamit Matjani ishte xhandar, ku nga Italia u vendos në Vlorë, sërish xhandar. Një lajm e tronditi, teksa i tha se vëllai i tij ishte vrarë në fshatin Gjuzaj (kufi mes Peqinit dhe Lushnjës) nga një anëtar i fisit Grecaj. Atëherë, Hamiti i çon haber familjes Grecaj se do të merrte hak për vrasjen e vëllait të tij. Ligji i asokohe nuk e lejonte një xhandar që të merrte hak, çka e detyroi Hamitin që të zhvishej dhe të merrej me punët e tij. Shkoi në fshat dhe qëlloi me armë 25 herë drejt nipit të Grecajt, Rizait, ky i fundit u plagos rëndë, por nuk vdiq. U dërgua menjëherë në Spitalin e Tiranës dhe shpëtoi (ka vdekur pak vite më parë). Kësisoj, Hamiti kërkoi pajtim me familjen Grecaj, duke i thënë këtyre të fundit se unë qëllova në drejtim të djalit tuaj, por fati e deshi që ai të mos vdesë. Në xhaminë e fshatit Gjuzaj, mes gjithë banorëve, dy familjet u pajtuan. Por, sipas nënë Lijes, jo gjithçka vajti për mirë më pas. Rust Grecaj, xhaxhai i Rizait, e hëngri në besë Hamitin. Ai tentoi disa herë ti zinte pusi për ta vrarë, pasi u bë anëtar i Partisë Komuniste. Për këtë qëllim, Hamiti lë shtëpinë e tij dhe shkon kaçak maleve. Tre herë tentoi ta vriste Hamitin, por tentativat e tij shkuan huq. Për ta vrarë, Rust Grecaj urdhëroi Zihni Maganin (banor i Peqinit, i shpallur dëshmor), i cili tre herë tentoi të shtinte drejt tij dhe herën e fundit nuk mundi, pasi Hamiti ishte i përgatitur dhe shtiu i pari në drejtim të Zihni Maganit, duke e lënë atë të vdekur.
PËRPJEKJET NË MAL KUNDËR KOMUNIZMIT
Pasi e vrau, Hamiti fshihet në pyll. Atje u zbulua nga partizanët dhe për tre ditë e tre net luftoi me ta. Ishte një çetë e përbërë nga shtatë vetë, ku mes tyre ishte edhe nipi i tij 19-vjeçari Dalip Matjani, dhe miku i tij më besnik, Nuri Plaka. Gjatë përpjekjes me partizanët, Dalipit iu pre këmba nga plumbi dhe shokët e Hamitit vendosën ta vrisnin vetë, para se të binte i gjallë në duart e partizanëve. Por, Dalipi vendosi të luftojë deri në vdekje, ndërsa Hamiti me shokët e tjerë largohen duke kaluar malet e zonës së vet dhe hyri sërish në pyllin e Xherijes në një shpellë në malin e zhveshur të Bishqemit. Dalipi u vra nga partizanët dhe trupin e tij e hëngrën egërsirat. Kishin nevojë për ushqime, ilaçe dhe ndihma të tjera që popullsia e këtyre anëve nuk ua kishte kursyer kurrë. Njëri nga pjesëtarët e çetës, Sali Plaka, nga katundi Kotnek i Peqinit, njohës i mirë i zonës, ia arriti të shkonte. Por, ecejaket e tij ranë në sytë e sigurimit dhe në njërën nga këto vajtje ai u arrestua dhe nën tortura të pashembullta u detyrua të tregojë vendstrehimin e çetës.
REZISTENCA PËR TË MOS U DORËZUAR
Brenda një kohe të shkurtër, mbi 100 forca të sigurimit rrethuan pyllin e Xherijes dhe Hamiti e kuptoi se gjendej pa shpresë shpëtimi. Por, asnjë nga anëtarët e çetës nuk iu përgjigj thirrjes për dorëzim. Filluan breshëritë e plumbave. Një betejë që zgjati për tri ditë. Ranë njëri pas tjetrit vëllai i Hamitit, Ibrahimi, nipat, Hajdari e Hasani 16 dhe 29 vjeç, si dhe luftëtarët Zenun Gjolena, Latif Karafoli, Mahmut dhe Arif Tabaku. Krismat nuk kishin të sosur.Ishte dhënë urdhri që çeta të asgjësohej me çdo kusht. Momente të vështira për Hamitin dhe shokun e tij të ngushtë, Nuri Plaka. Ky trim, që cilësohej nga populli si njeri i lindur me këmishë, solli nëpër mend çastet më të vështira të jetës së tij si komit. Nga forcat e Sigurimit u kuptua se rrethimi ishte çarë pa arritur kapja e Hamitit. Katër pjesëtarë nga këto forca zunë vend nën dushkun ku qenë strehuar Hamiti me Nuriun. Këta dy të fundit, duke përfituar nga befasia, rrëshqitën poshtë drurit dhe u drejtuan armët rrethuesve. Mund ti kishin vrarë të katër, por u mjaftuan vetëm me nëntogerin. Të tjerët i lanë të lirë. Mjaft gjak ishte derdhur dhe legjenda mbi gjakësorin Hamit Matjani duhej shuar. Për shumë kohë më pas, fshatarët e Xherijes e ruajtën të paprerë dushkun shekullor, degët e të cilit u shpëtuan jetën dy të mbeturve nga çeta.
ARRATIJSA NË GREQI
Hamiti merr Fatimenë, gruan e tij të dytë, e cila ishte shtatzënë, kalojnë male dhe shkojnë drejt Dumresë. Atje ai e lë Fatimenë në shtëpinë e një mikut të tij dhe niset për në Greqi. Ndërsa gruaja e parë e Hamitit, Kadifeja, u internua dhe ndodhej në kampin e Tepelenës, bashkë me djalin e saj 7 vjeç, Xhavitin. Fatimeja lindi në shtëpinë e mikut të Hamitit një vajzë dhe ia vuri emrin Hedije. Mbasi vajza mbushi 6 muaj, ajo u zbulua dhe u fut në burg në Tiranë bashkë me vajzën. Atje vajza ndenji me nënën e saj deri sa mbushi një vit e u dërgua në Shtëpinë e Fëmijës në Shkodër. Fatimeja u dënua me 12 vite burg. Në Greqi Hamit Matjani u lidh me CIA-n amerikane dhe kishte ardhur më shumë se 26 herë në Shqipëri në këmbë, si desant tokësor, i shoqëruar me një ose dy vetë, ku edhe realizonte aksione për rrëzimin e regjimit komunist. Më pas, stërvitet nga agjentët e CIA-s, në një nga bazat amerikane të dezantimit shqiptar në Gjermani, ku edhe njihet me ish-pjesëtarin e Gardës Mbretërore të Zogut në Aleksandri të Egjiptit, Zenel Shehun. Zeneli vjen për informata në Shqipëri dhe herën e fundit zbret me parashutë në Bizë të Martaneshit, por kapet nga Sigurimi i Shtetit, të cilët e manipuluan duke vazhduar kështu lojën për ta sjellë në Shqipëri Hamit Matjanin. Zeneli, nëpërmjet Radio Lojës, i thotë Hamitit se pajimet dhe materialet e hedhur me parashutë janë ndarë në vendet ku duheshin, se malet janë