Kujtohet Sabri Godo
Takimi
Njëvjetori i ndarjes nga jeta i shkrimtarit, politikanit dhe intelektualit të shquar, Sabri Godo, është kujtuar dje në mbrëmje në një ceremoni të mbajtur me këtë rast në Teatrin Kombëtar. Familjarë, miq, kolegë, përfaqësues të Partisë Republikane ku Godo ishte së fundmi President Nderi dhe ministri i MTKRS-së, Aldo Bumçi kanë qenë të pranishëm në takim. Përveç angazhimit në politikë, Sabri Godo, do të kujtohet për disa nga veprat më të spikatura në letërsinë shqiptare, sidomos në zhanrin e romanit historik. Kështu mund të përmenden romanet historike “Plaku i Butkës” (1966); “Ali Pashë Tepelena” (1970); “Skënderbeu” (1975); romani “Prova e zjarrit”, (1977); përmbledhja me reportazhe “Kohët që shkojnë, kohët që vijnë”, (1985); romani “Ujërat e qeta”, (1988) etj.
Kujtohet Sabri Godo burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP