Kujtohet Zadeja, ekspozohen partiturat e Skënderbeut
Një kohë e gjatë që nuk përmendet Çesk Zadeja (1927-1997). Me rastin e 85-vjetorit të kompozitorit, figurë qendrore e muzikës shqiptare të shek. XX, Këshilli i Muzikës Shqiptare organizon një Akademi Përkujtimore, nesër, ora 10.00 në Qendrën e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes.
Prezantohen për herë të parë për publikun partiturat e filmit Skënderbeu, 1952.
Pedagogë të konservatorit dhe akademikë të muzikës, trajtojnë profilin e Zadejës, kontributin e tij në hapësirën kulturore mbarëkombetare, raportet e tij me traditën muzikore shqiptare të viteve 1930. Dhe në mbyllje, interpretohen pjesë të tij muzikore për piano dhe violonçel.
Aktiviteti organizohet në bashkëpunim me Akademitë e Shkencave të Shqipërisë e Kosovës dhe me Universitetin e Arteve.