E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kujtojnë Gjimin

19/02/10 04:00

Banorët në shtëpinë e vjetër janë mbledhur në dhomën e ndenjjes. Teksa bisedojnë, ata kujtojnë disa momente të bashkëjetesës së tyre me Gjimin. Banorët qeshin kur Bertina shprehet se kush e di se si do sillej Gjimi me vajzat e reja e kështu nisin të tregojnë disa histori të tij. Ata kujtojnë momentet kur Gjimi u afrohej e kërcente me vajzat, kur Seldi i ngjiti nofkën maniak, kur djemtë e ngacmonin, kur tregonte historitë e jetës së vet dhe kur u sëmur e u detyrua të largohej nga shtëpia për në spital. Banorët qeshin kur tregojnë shakatë me Gjimin, ndërsa Erioni shpreht se ai ishte një njeri që e kishte mendjen në dy biseda njëherësh. Erioni tregon kur ai me Seldin e ngritën me gjithë krevat e donin ta nxirrnin jashtë sepse gërhiste natën. Të gjithë qeshin e përpiqen të kujtojnë gjithcka që munden si dhe të imitojnë veprimet dhe të folurën e tij. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›