K.Mysliman, ndihma për të përmbyturit e Shkodrës

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Fondacionin "Mirësia" kanë dorëzuar në Shkodër një shumë prej 15 mijë eurosh për jetimët e zonës së përmbytur në fillim të vitit. Gjithashtu, janë dorëzuar edhe 5 mijë euro materiale të ndryshme të nevojshme. Më parë, komuniteti mysliman kishte derdhur 10 mijë euro ndihmë financiare, në llogarinë e hapur bankare për banorët e zonave.