E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukan: Dhuna e papranueshme, kini kujdes!

KukanKryetari i Delegacionit të Këshillit të Evropës, Eduard Kukan, deklaroi të dielën se, Shqipëria duhet të plotësojë standardet në këto zgjedhje. Pas takimit të zhvilluar në selinë e Partisë Socialiste, Kukan tha se dhuna në këto zgjedhje është e papranueshme.

“Shqipëria duhet të plotësojë standardet në këto zgjedhje. Kemi ardhur për të treguar mbështetjen tonë në këto zgjedhje”, deklaroi Kukan. Shqiptarët, tha Kukan, meritojnë një të ardhme evropiane dhe komuniteti evropian shpreson që Shqipëri të lëvizë drejt integrimit.

Duke iu referuar një incidenti të ndodhur në Laç, qarku Lezhë, Kukan apeloi për të mos u nxituar në deklarata, por kërkoi që të pritet të zhvillohen hetimet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›