Lalla: Do dalin para përgjegjësisë autorët e vrasjes
Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla garanton se institucioni i Prokurorisë është në gadishmëri të plotë për të kryer detyrën e saj në përputhje të plotë më ligjin, si dhe infromoi se po bëhet një hetim i plotë për vrasjen në Laç.
I pyetur nga gazetarët në përfundim të votimit të tij, Llalla bëri të ditur se prokurorët janë në krye të punës dhe me kapacitet të plotë, ndërsa pohoi se është në dijeni të vrasjes së ndodhur në Laç, ku simpantizanti i LSI-së, Gjin Gjoni humbi jetën, ndërsa mbetën të plagosur kandidati i Partisë Demokratike dhe dy të plagosur, kandidati i PD-së, Mëhill Fufi dhe një i afërm i kandidatit të PD-së, Kastriot Fufi.
Prokuror të specializuar dhe nga më të mirët janë nisur drejt Laçit për të realizuar hetim të plotë e të thellë mbi ngjarjen. Do të bëhen të gjitha përpjekjet për të gjetur autorët e ngjarjes në fjalë, për të bërë transparente në një kohë sa më të shpejtë edhe shkaqet e saj. Dua të garantoj se Prokuroria është në gadishmëri të plotë për të realizuar konform ligjit detyrën e saj, përfundoi Llalla