E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukan Kam mbetur shume i zhgenjyer

Politika shqiptare ka dhene sot nje shfaqje te shemtuar para delegacionit te Parlamentit Europian. PD votoi kunder ne amendamenti te Pack per hetimin e zgjedhjeve e me pas PS votoi kunder rezolutes qe nuk perfshinte hetimin.update

Delegacioni largohet pa nje deklarate te perbashket dhe me te vetmin opinion teresisht te zhgenjyer.

Pas takimit kreu i delegacionit Eduart Kukan kerkoi vazhdimin e dialogut politik me shpresen per progres.

Kukan Javen tjeter publikohet raporti i Komisionit Europian per Shqiperine. Une nuk e di cfare permban megjithese disa media e kane prezantuar ate por nuk eshte zyrtare. Por rezultati i ketij takimi perfundimisht nuk eshte nje lajm pozitiv apo konstruktiv per Shqiperine perpara kesaj ngjarjeje.

Top Channel Zoti Kukan ju po thoni se gjithcka po ndodh ne jeten politike shqiptare eshte nje mesazh i keq qe ne po japim per Europen

Kukan Une thashe se mesazhi i keq per Europen eshte se pas dy dite diskutimesh aktive me delegacionin e Parlamentit Europian dhe delegacionin e Parlamentit Shqiptar ne nuk mundem dot te arrinim ne nje dokument te perbashket sepse nuk kishte marreveshje nga pala shqiptare. Sipas rregullores nese ka mosmarreveshje eshte e nevojshme vota dhe deklarata e perbashket miratohet kur te dyja palet e delegacionit bien dakort me te. Nga pala shqiptare u refuzua i gjithe kompromisi i arritur prandaj ne nuk kemi nje dokument. Ky eshte mesazhi i keq. Kjo do te thote qe dialogu politik mes partive politike vazhdon te krijoje ngerce per te ardhmen dhe rrugen europiane te Shqiperise.

Top Channel Zoti Kukan ju jeni i zhgenjyer nga te dyja palet

Kukan Jam i zhgenyer.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›