E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDI Duhet te bashkohemi

Gjate nje takimi me antaret dhe simpatizantet e Partise per Drejtesi dhe Integrim ne Durres kryetari i saj Tahir Muhedini percolli dhe njehere idene e bashkimit te dy partive came ne nje te vetme duke e argumentuar kete me forcimin e autoritetit te ceshtjes came ne arenen nderkombetare.

Ndersa beri nje ekspoze te situates politike ne vend ai u ndal ne rastin e Boboshtices.

Po te jemi bashke mund te bejme shume gjera. Do te ishim me shume sot sikur te mos ishin ambicjet dhe intrigat e politikes qe na ndane tha Tahiri.

Ne takim u prezantuan levizjet e bera nga PDI ne Shtetet e Bashkuara per lobimin ne Kongresin dhe Senatin amerikan per hartimin e nje rezolute per ceshtjen came.

Gjate takimit gjithashtu u lancua edhe nisma per mbeshtetjen e kesaj ceshtjeje qe konsiston ne ngritjen e nje rrjeti dhe llogarie bankare ku secili mund te kontribuoje per arritjen e rezultatit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›