E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukan Ngerci do te kete ndikim tek statusi

Shefi i delegacionit te PE-se per Evropen Juglindore Eduart Kukan ka deklaruar se kriza politike ne Shqiperi ka zgjatur shume dhe se PE-ja nuk di se si t8217i jape zgjidhje.

Sipas tij kjo krize do te perfshihet ne raportin e Bashkimit Evropian per procesin e integrimit te Shqiperise.

Komisioni mbetet thellesisht i shqetesuar per ngercin politik i cili ende nuk eshte kapercyer pas 15 muajsh. Parlamenti nuk funksionon ne menyren e duhur dhe ka disa ligje qe po rrine te varura per shkak te shumices se cilesuar qe duhet per miratimin e tyre. Komisioni ka thene disa here se si qeveria edhe opozita ndajne pergjegjesine per te gjetur nje zgjidhje. Komisioneri Fule ka nenvizuar se kjo situate do te kete nje ndikim negativ ne progresin e Shqiperise ne rrugen drejt Bashkimit Europian. Persa i perket opinionit te Komisionit ai do te reflektoje situaten aktuale dhe pasojat e saj ne funksionimin e institucioneve ne opinionin e tij per aplikimin e Shqiperise per statusin e vendit kandidat i cili do te publikohet me 9 nentor ka theksuar ai.

Nderkohe ministrja e Integrimit Majlinda Bregu ka deklaruar se raport-progresi i BE-se eshte nje plan pune per qeverine shqiptare. Duke folur per krizen politike ajo tha se konsensusi mund te arrihet por sipas saj duke mos shkelur Kushtetuten.

2010-11-04 1637

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›