E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nano PS parti e G99-shave Berisha e Rama te ulen

I pyetur per kritikat e hedhura ndaj PS-se Nano tha se e kishte kritikuar ate me shume se cdo kush tjeter.

Une e kam kritikuar partine time me shume se cdo kush tjeter ne Shqiperi. Une e kam kritikuar qeverine time dhe kjo eshte filozofia e pajtimit tha Nano ne emisionin Opinion te Blendi Fevziut. I pyetur nese ishte penduar qe eshte larguar nga Partia Socialiste dhe skena politike ne pergjithesi Nano u shpreh se ajo ishte pjese e nje standardi demokratik dhe ketu solli rastin e politikaneve ne Amerike qe kur humbasin zgjedhjet largohen nga skena politike.

Besoj se per nje rekord te vertete te historise. Kjo perben nje nga standardet e politikes ne demokracite e zhvilluara. Une nuk jam bere pishman qe jam larguar pasi eshte pjese e filozofise politike dhe e jetes sime. Une jam perpjekur qe veprimet e mia t8217i ngreje ne nje moral u shpreh Nano.

I shfaqur si nje lider qe po tenton te zgjedhe rrugen e paqes Fatos Nano kujtoi platformen e shfaqur me 2007 kur kandidoi per postin e presidentit. Ne 2007 une kam propozuar nje platforme politike qe do te forconte karakterin mbi partiak ne Shqiperi proceset e dialogut dhe reformat bi partizane me ane te kandidatures per postin e presidenti. Kjo vazhdon te jete platforma ime politike dhe pa dyshim me gjithe vemendje dhe eksperiences qe do te kerkonte nepermjet dialogut dhe jo luftes negociatave midis paleve u shpreh ai. Me tej Nano tha se do te ishte ndermjetes midis Berishes dhe Rames per te gjetur zgjidhje mbi problemet ekzistuese.

Pyetjes nese do te keni ju nje angazhim te ri konkret Nano tha se ne nje politike qe i mungojne standardet e krijuara edhe midis konflikteve per vite me radhe nuk mund t8217i besohet atributi i nje politike te re. Nje politike qe i mungojne kompromiset e medha per reformat qe do te zhbllokonin reformat. Mundesite e pjesemarrjes politike te njerezve te zakonshem nuk mund te marrin pjese ne politike. Ata duhet te jene aty vetem per zgjedhje dhe per mitingje.

Une jam i angazhuar per te risjelle ne politiken shqiptare gjithe nervin e munguar dhe te tkurrur te nje konflikti qe po bllokojne institucionet tha gjithashtu. Ai shtoi me tej se nuk do te pergatiste nje liste per pjesemarrje ne zgjedhjet lokale pasi sipas tij keto jane ndermarrje te vogla.

Sipas Nanos Partia Socialiste eshte ne nje rruge te mbrapshte dhe po veteperjashtohet. PS po ecen ne menyre te dhimbshme drejt veteperjashtimit te plote te sistemit politik ne vend. Bojkot ketu e mospjesemarrje atje dhe me ne fund largim nga pergjegjesia dhe pesha qe eshte gati gjysma e elektoratit pra mungesa e rendesise qe i takojne ne ndermarrje te medha. Per pak dite ne si vend do te marrin dy vendime kontradiktore Shqiperia dhe Bosnja do te perfshihen ne procesin historik te levizjes se lire pa viza ne Evropen ku po integrohemi dhe nje dite me pas nuk do te arrijme do te marrin statusin e vendit kandidat u shpreh..

Nese politika eshte kristalizuar ne lojen e shumes zero duke u ndertuar vetem mbi logjiken e likuidimit dhe jo te pranimit te kundershtarit atehere rezultati qe arrin vendi eshte i shumes zero. Nuk besoj qe hapesirat jane te zena. Nuk besoj qe mendjet nervat dhe interesat e politikaneve jane shuar ne asetet e tranzicionit 20-vjecar. Te ulin gjakrat dhe te mesojne nga pervojat politike te 20-viteve te fundit. Nese pjesa me e madhe e aktoreve dhe faktoreve do te refuzojne kete kontribut atehere do te flase ndryshe. Besoj se nuk eshte pjesa me e madhe u shpreh ish-lideri socialist por duke mos saktesuar konkretisht se cili do te ishte ndermjetesimi i tij korrekt ne kete drejtim.

Ai shtoi se Partia Socialiste nuk eshte me demokratike si dikur dhe se tani kjo parti ishte bere me e mbyllur. Nuk mund te flase me zyrat e kesaj partie me simpatizantet e Partise Socialiste pasi kjo parti eshte getoizuar me falni e G99-zuar. Une nuk jam deputet dhe nuk mund te shkoje ne mbledhjen e grupit parlamentar. Ne mbreterine e lirise qe perfaqesonte partia me demokratike e Shqiperise deri ne vitin 2005 jane rritur me dhjetera personalitete qe perbejne pasurine e vendit vijoi.

Ai permendi disa prej figurave me te rendesishme te Partise Socialiste si Arben Malaj Kastriot Islami Pandeli Majko Ermelinda Meksi etj qe sipas tij qe sot heshtin ne kontributin e madh. Sot nuk guxojne te flasin se kryetari i tyre u ka kerkuar ndjese shqiptareve per 8 vitet e qeverise socialiste. /Saimir Lleshi/

2010-11-04 2124

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›