E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukan Te gjithe ne Europe presin zgjedhje te lira dhe te ndershme nga Shqiperia

Kreu i delegacionit të Parlamentit Europian Eduart Kukan dhe ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë Ettore Sequi patën takime me krerë të politikës shqiptare në këto orë që pritet te dale rezultati i procesit te numerimit

Procesi zgjedhor ka qene i qetë dhe shpresojmë që edhe procesi i numërimit të vijojë kështu. Të gjithë në Europë presin zgjedhje të lira dhe të ndershme nga Shqipëria
Këto zgjedhje janë vendimtare për procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Europian.Kryeministri Berisha më ka përsëritur që do ta pranojë rezultatin. Me përjashtim të ngjarjes së Lacit, ku mbeti i vdekur një person dhe u plagosën dy të tjerë, zgjedhjet ishin normale, duke e cilësuar këtë një fillim të mirë për procesin.Shprehim shpresën tonë që edhe pjesa tjetër e procesit, numërimi dhe pranimi i rezultatit të jetë i tillë. Nëse procesi mbyllet me sukses, atëherë kjo është një fitore për Shqipërinë dhe besoj se do të jetë një shtysë e fortë për integrimin. Ne jemi gati t'ju japim mbështetje"

Ambasadori Etore Sekui dhe kreu i delegacionit të PE në Shqipëri Eduard Kukan janë takuar paraditen e sotme me kryeministrin Sali Berisha. Ata janë takuar me kreun e qeverisë rreth orës 10.00 të paradites se sotme, ndërsa menjëherë pas këtij takimi Sekui dhe Kukan janë nisur në selinë e Partisë Socialiste ku rreth orës 10.40 janë takuar me shefin e opozitës Edi Rama.
Mendohet se në fokus të këtyre takimeve është procesi I votimit dhe numërimit të votave, por deri tani nuk ka asnjë deklaratë për mediat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›