Ngjela nga selia e PS-se Berisha te pranojne humbjen

Në një deklaratë për mediat nga selia e Partisë Socialiste kryetari i Partisë për Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela, në koalicion me Aleancën për Shqipërinë Evropiane i ka bërë thirrje Berishës që të pranojë humbjen.
“Sa më shpejt të pranojë humbjen ky kryeministër që ka qeverisur 4 vjet pa vota, aq më mirë do jetë për të dhe aq më mirë për qeverinë “- tha Ngjela, ndërsa theksoi se shqiptarët me këto votime kanë rilindur.
“Të papunët të nisin shpresën e tyre. Pronarët që janë sorollatur, zhvatur dhe masakruar të nisin shpresën drejt lirisë dhe demokracisë përmes ligjit. Të tërë, brezi i ri të jetë i çliruar sepse do të kthehet dinjiteti shqiptar. Edhe emigrantët të jenë të çliruar po ikën një zgjedhë e madhe nga Shqipëria dhe shqiptarët e treguan veten se janë popull dinjitoz që po shkojnë drejt perëndimit duke flakur mbeturinat historike që i kanë marrë frymën këtij vendi”- vijoi Ngjela.