E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukan Te rinise dialogu


Hapja e sesionit të ri parlamentar u përshëndet dhe nga Eduard Kukan, kreu i Delegacionit për Ballkanin në Parlamentin Europian.

Përmes një komunikate për shtyp, Kukan e cilësoi vendimin e socialistëve për të rinisur aktivitetin parlamentar në Kuvend si një hap pozitiv drejt normalizimit të dialogut politik në vend dhe shpreson se Kuvendi do të bëhet forumi kryesor për rinisjen dhe stimulimin e dialogut të nevojshëm nga të gjitha forcat politike.

Sipas Kukan, bashkëpunimi për miratimin e legjislacionit të kërkuar për integrimin europian të vendit dhe zbatimi i 12 prioriteteve kyçe që përcaktoi Komisioni për Shqipërinë, përfshirë këtu dhe një reformë zgjedhore efikase për të ardhmen, janë detyrat kryesore ku duhet të fokusohen partitë politike.

Në fund të komunikatës për shtyp, kreu i Delegacionit për Ballkanin përsërit se përparimi i vendit drejt Bashkimit Europian është në duart e udhëheqësve politikë shqiptarë, të cilët duhet të gjejnë një konsensus të qartë për axhendën europiane.Reformat
Berisha: Opozita të jetë pjesë e reformave
Topi: Fund krizës politike
Arvizu: Vullnet për reforma

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika PS e Tiranës, ikën Baraj
Partia Socialiste e Tiranës prej sot do të ketë një kryetar të ri që do të drejtojë degën më të madhe të opozitës në Shqipëri. Venecia: Ligjet, problem zbatimi
Sekretari i përgjithshëm i Komisionit të Venecias, Thomas Markert thotë se reforma zgjedhore, që kryeson rekomandimet e BE-së për Shqipërinë, nuk duhet të ketë vetëm rregulla të mira, por edhe zbatim të tyre. Incident në zyrat e Bashkisë
Policia bashkiake e Tiranës dhe dy inspektore të Tatimeve të Bashkisë janë përfshirë në një incident lidhur me largimin e tyre nga zyra. “Ushtria, emërime jo transparente”
Disa ndryshime në strukturat drejtuese të ushtrisë shqiptare në mënyrë jo transparente i janë përcjellë me shqetësim Washingtonit nga numri dy i ambasadës amerikane në Tiranë Debora Jones, permes nje kabllogrami që mban datën 8 Shtator 2009. “Wikileaks” dhe “pranvera arabe”
Ilir Yzeiri - Ajo që po ndodh këto ditë me botimet e kabllogrameve të organizatës “Wikileaks”, mund të vështrohet në disa anë.

Lajmet kryesore

“Ushtria, emërime jo transparente”
SHBA, vërejtje për ndryshimet e bëra nga presidenti
Prapaskenat e kreut të ODIHR-it
Prokuroria verifikon Wikileaks
PS e Tiranës, ikën Baraj

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›