Kukeli: “Badibilding, mbreti i sporteve”Sekretari i Federatës: “Aleksandër Kondo ishte frymëzimi i një brezi të tërë”. Stiv Rives dhe Arnold Shvarceneger, idhujt e badibilderëve shqiptarë

Rrjetet sociale:
“Në rast se atletika konsiderohet me të drejtë si ‘mbretëresha e sporteve’, nga të gjithë ka një mendim unanim se badibildingu është ‘mbreti’, pasi sportistët që performojnë në këtë disiplinë kanë trupat më të bukur”. Rando Kukeli, sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptre të Badibildingut, ndihet krenar me këtë etiketim. “Ndërtimi i trupit është rëndësishëm për ndërtimin e kombit”, ky është sipas Kukelit, edhe qëllimi kryesor i federatës që ai drejton. “Disa prej nesh kishin emigruar jashtë shtetit. Isha marrë me peshëngritje dhe e pata të thjeshtë të ushtrohesha në badibilding dhe u ushtrova dy vjet me fitnes dhe badibilding. Dëshiroj ta theksoj se më parë. Në Gjermani mësuam programet e para të stërvitjes për tu bërë një badibilder”.
I NATYRSHËM PËR SHQIPTARËT
Sipas Kukelit, pjesëmarrës në të gjitha aktivitet e mëdha botërore dhe evropiane, ku Shqipëria është përfaqësuar, temperamenti shqiptar ne këtë drejtim është tepër i zhvilluar dhe kjo ka ekzistuar në shekuj, që në lashtësi. “Kjo vërtetohet më së miri jo vetëm nëpër objektet arkeologjike ku paraqiten luftëtarë ilirë, të fortë dhe me fizik të mrekullueshëm, duke u stërvitur me pesha prej guri të gdhendur, por edhe ne libra e romane historik ku në mënyra të ndryshme shqiptarët kujdeseshin për trupin e tyre”, - thekson Kukeli, një nga figurat më të shquara që ka nxjerrë badibildingu modest shqiptar. Në fakt, badibildingu edhe pse ishte një sport i përshtatshëm për karakterin dhe për trashëgiminë gjenetike - njihen shqiptarët si njerëz robust dhe të fuqishëm - nuk pati një organizim zyrtar duke mos u lejuar para viteve 1990.
TË FRYMYZUAR NGA STIV RIVES
“Megjithatë dëshira dhe pasioni i shumë të rinjve në atë kohë të inspiruar dhe nga disa filma historik, që shfaqeshin në kinematë e Tiranës dhe qyteteve të tjera, ku luanin bilder-aktorë si Stiv Rives, Serge Nubre, Arnold Shvarxeneger etj, ishte e madhe dhe pati tepër masivizim duke krijuar një mentalitet të favorshëm për amatorët që stërviteshin për këtë qëllim. Madje ekzistonte një frymë konkurrence, ku në biseda shokësh gjatë shëtitjeve në rrugët e qyteteve apo më saktë gjatë sezonit të plazhit, vlerësoheshin dhe përcaktoheshin "kampionët”, - thekson Kukeli,
SPORTI I TRUPAVE TË BUKUR
“Është plotësisht e vërtetë që badibildingu është një sport i trupave të bukur, por nga ana tjetër është një sport shumë i kushtueshëm, - thotë Kukeli për Albania-sport.com. “Lëvizjet e para në Shqipëri për të ushtruar badibildingun datojnë në vitin 1993, pikërisht në emisionin “Trupi dhe shëndeti” të doktor Flamur Topit në televizionin shqiptar. Ishim një grup djemsh të apasionuar pas trupit të bukur e muskulor. Doktor Flamuri kishte parë në Itali një konkurs badibildingu dhe u bë promotor i organizimit të një aktiviteti të tillë edhe në Shqipëri. Ishte një moment ku u ndërthurën pasionet tona me një njeri që morri përsipër organizimin e këtij eventi të parë në vendin tonë. Ishim gati 20 djem në konkursin e parë, duke iu nënshtruar edhe një seleksionimi. Duhet ta pohoj se ka pasur edhe në moment hezitimi, kjo për faktin edhe të zhveshjes. Gjithsesi, duke pasur në mëndje ato që kishin bërë më parë Arnold Shvarzenegeri e të tjerë figura mëdha të badibildingur botëror edhe në Shqipëri, filloi të gjeneronte ideja e organizimit zyrtar si federatë dhe aktiviteteve kombëtare të badibildingut.
EKSPERIENCA EUROPIANE
Në fillim të viteve 90-të me ardhjen e demokracisë dhe hapjen e Shqipërisë me botën dhe me lëvizjen e lirë të njerëzve si jashtë dhe brenda vendit, si rrjedhojë solli një frymë të re duke u krijuar shoqata, ekipe dhe organizime në disa lloje sportesh të rinj, që nuk zhvilloheshin më parë në vendin tonë dhe ndër to futet edhe badibildingu. “Në këtë kohë pati shumë individë ku panë, mësuan dhe u stërvitën në palestra të qyteteve të ndryshme ne Europë, që pa dyshim kanë një traditë e kulturë tepër të zhvilluar në këtë drejtim e së bashku me amatorët që stërviteshin në palestrat sportive shqiptare sollën një traditë të re dhe një eksperiencë tepër të vyer në hapat e para të këtij lloj sporti në Shqipëri. Epiqendra dhe bërthama e kësaj lëvizjeje në atë kohë u bë palestra e Qendrës Sportive në Tiranë, që drejtohej nga profesor Sadik Mema i cili ka merita në afrimin dhe këshillimin e shumë të rinjve, që më vonë do të bëheshin sportistë kryesorë dhe kampion të vendit.
Mesimet e kosovarit Cahani
“Për fat të mirë në atë kohë kishte ardhur nga Kosova, profesor Bedri Cahani,- shton sekretari Kukeli. “Ai kishte dëgjuar për gjithë këto lëvizje dhe në një gare seleksionuse, që zhvillohej atëherë në ambientet e cirkut të Tiranës, erdhi e u prezantua në mënyrë tepër modeste duke kërkuar të jepte ndihmesën dhe kontributin e tij ne drejtimin dhe organizimin e bodibildingut. Cahani ishte një profesionist i vërtetë dhe më një eksperiencë shumëvjeçare. Bedri Cahani ishte kampion i shumëfishtë i Kosovës dhe të jesh i tillë në Kosovë nuk është e lehtë për vetë nivelin e lartë që kanë billderët kosovare.
Krijimi i Federatës
Në vitin 1994 me mbështetjen e të gjithë billderëve u bë i mundur krijimi i Shoqatës Shqiptare të Body-Buildingut. Kryetar u zgjodh mjeku Flamur Topi dhe Sekretar i Përgjithshëm Bedri Cahani. Në muajin shkurt të vitit 1996 shënohet një eveniment shumë i rëndësishëm për të gjithë sportistët e badibildingut. “Pas shumë përpjekjesh krijohet Federata Shqiptare e Body-Buildingut (FSHBB), e njohur dhe e regjistruar zyrtarisht në Ministrinë Sporteve. Presidenti u zgjodh Flamur Topi dhe Sekretar i Përgjithshëm, Bedri Cahani. “Menjëherë bëhet kërkesa për antarësimin e Shqipërisë në IFBB (International Federation of Body Builders). Pas pak kohe vjen miratimi nga federata ndërkombëtare dhe kështu përfundimisht vendi ynë bëhet anëtar me të gjithë të drejtat duke i dhënë mundësi edhe billderëve shqiptarë për të konkurruar në aktivitetet ndërkombëtare”, -thotë Kukeli.
Aktivitetet Kombetare
Kampionati i Pare kombetar, Qershor 1994, Tiranë.
Fituesit :
Vendi i parë - Ilir Mema - Tiranë
Vendi i dytë - Albion Plumbi - Tiranë
Vendi i tretë - Rado Kukeli - Tiranë
Kupa e Republikës, Prill 1995, Tirane.
Fituesit :
Për kategorinë e të rinjve :
Vendi i Parë - Dorian Kalo - Tiranë
Për kategorinë e të rriturve :
Vendi i Parë - Rando Kukeli - Tiranë
Kampionati i Dyte Kombetar, Nëntor 1995, Tirane.
Fituesit :
Për kategorinë e të rinjve :
Vendi e parë - Dorian Kalo - Tiranë
Vendi e dytë - Rudin Tugu - Tiranë
Vendi e tretë - Fani Zguro - Tiranë
Për kategorinë e të rriturve :
Vendi e parë - Rando Kukeli - Tiranë
Vendi e dytë - Urim Muja - Kukës
Vendi e tretë - Ilir Lalica - Tiranë
Kupa e Republikës, prill 1996, Tirane.
Fituesit:
Për katgorinë e të rinjve:
Vendi i Parë - Dorian Kalo - Tiranë
Për kategorinë e te rriturve – 80 kg:
Vendi i Parë - Sokol Mati - Tepelenë
Për kategorinë e të rriturve + 80 kg:
Vendi i Parë - Rando Kukeli - Tiranë
Kampionati i Trete Kombear, Dhjetor 1996 , Vlore.
Fituesit :
Për kategorinë e të rinjve :
Vendi i Parë - Dorian Kalo - Tiranë
Vendi i Dytë - Rudin Tugu - Tiranë
Vendi i Tretë - Mentor Basha - Tiranë
Për kategorinë e të rriturve :
Vendi i Parë - Rando Kukeli - Tiranë
Vendi i Dytë - Ilir Lalica - Tiranë
Vendi i Tretë - Hasan Raxha - Vlorë
Kampionati Kombetar per te Rinj, Qershor 1997, Tirane.
Fitues:
Vendi i Parë - Orion Minga - Tiranë
Ne vitin 1997 nuk eshte zhvilluar Kampionati Kombëtar
Kampionati i Katert Kombëtar, Shkurt 1998, Tirane.
Fituesit:
Vendi i parë - Rando Kukeli Tiranë
Vendi i dytë - Hasan Ranxha Vlorë
Vendi i tretë - Orion Minga Tiranë
Ne vitet 1999, 2000, 2001, 2002 nuk eshte zhvilluar kampionati kombetar.
Kampionati i Peste Kombëtar, 9 Dhjetor 2003 ,Tiranë.
Fituesit :
Për kategorinë e të rinjve
Vendi i Parë - Kujtim Përshpali - Lac
Vendi i Dytë - Cezar Ahmetaj - Tirane
Vendi i Tretë - Flogert Prifti - Tirane
Për veteranë
Vendi i Parë - Nikollaq Muço - Gjirokastër
Për kategorinë e të rriturve
Vendi i Parë - Sokol Mati - Tepelenë
Vendi i Dytë - Renard Braçellari - Tiranë
Vendi i Tretë - Hasan Olloni - Kukës
Për titullin Absolut “Kampion Mbarekombetar”
Myftar Bega - Gjilan
Kmpionati i Gjashte Kombetar, Nentor 2004, Tirane.
Fituesit :
Per kategorine e te rinjve
Vendi i Pare - Kujtim Pershpali - Lac
Vendi i dyte - Cezar Ahmetaj - Tirane
Vendi i Trete - Flogert Prifti - Tirane
Per veterane
Vendi i Pare - Nikollaq Muco - Gjirokaster
Per kategorine e te Rriturve
Vendi i Pare - Sokol Mati - Tepelene
Vendi i Dyte - Renard Bracellari - Tirane
Vendi i Trete - Abdul Fauaz - Tirane
Per titullin ‘‘Kampion Absolut ’’
Flamur Rexhaj - Peje
Kampinati i Shtate Kombetar, Nentor 2005, Tirane.
Fituesit :
Per kategorine e te Rinjve
Vendi i Pare - Cezar Ahmetaj - Tirane
Vendi i Dyte - Fogert Prifti - Tirane
Vendi i Trete - Shirea Hoxha - Tirane
Per kategorine e te rriturve
Vndi i Pare - Gramoz Beshiri - Tirane
Vendi i Dyte - Abdul Fauaz - Tirane
Vendi i Trete - Nikollaq Muco - Gjirokaster
Per titullin Absolut ‘‘Kampion Marekombetar ’’
Esat Lata - Gjakove
Kampionati i Tete Kombetar, Tetor 2006, Tirane.
Fituesit:
Per kategorine e te rinjve
Vendi i Pare - Armando Sadushi - Tirane
Vendi i Dyte - Marin Meksi - Tirane
Vendi i Trete - Olsi Stafa - Tirane
Per Veterane
Vendi i Pare - Nikollaq Muco - Gjirokaster
Per kategorine e te Rriturve
Vendi i Pare - Sokol Mati - Tepelene
Vendi i Dyte - Orges Prushi - Tirane
Vendi i Trete - Gramoz Beshiri - Cerrik
Per Titullin Absolut “ Kampion Marekombetar”
Esat Lata - Gjakove
Kampionati i 9 Kombetar, Tetor 2007, Tirane.
Fituesit:
Per kategorine e te rinjve
Vendi i Pare - Marin Meksi - Tirane
Vendi i Dyte - Halim Hysa - Diber
Vendi i Trete - Rigers Hoxha - Tirane
Per Veterane
Vendi i Pare - Gramoz Beshiri - Cerrik
Per kategorine e te Rriturve
Vendi i Pare - Sokol Mati - Tepelene
Vendi i Dyte - Orges Prushi - Tirane
Vendi i Trete - Abdul Fauaz - Tirane
Per Titullin Absolut “ Kampion Marekombetar”
Flamur Rexha - Peje
Kampionati i 10 Kombetar, Tetor 2008, Tirane.
Fituesit:
Per kategorine e te rinjve
Vendi i Pare - Fatjon Karaj - Tirane
Vendi i Dyte - Halim Hysa - Diber
Vendi i Trete - Erjon Selgjekaj - Shkoder
Per Veterane
Vendi i Pare - Gramoz Beshiri - Cerrik
Per kategorine e te Rriturve
Vendi i Pare - Sokol Mati - Tepelene
Vendi i Dyte - Orges Prushi - Tirane
Vendi i Trete - Gramoz Beshiri - Cerrik
Per Titullin abdolut “ Kampion mbarekombetar ”
Elvin Beçaj - Gjakove
Kampionati i 11 Kombetar, Tetor 2009, Tirane.
Fituesit:
Per kategorine e te rinjve
Vendi i Pare - Endri Pantazi - Tirane
Vendi i Dyte - Erjon Selgjekaj - Shkoder
Vendi i Trete - Stiven Latifi - Shkoder
Per kategorine e te Rriturve
Vendi i Pare - Orkez Prushi - Tirane
Vendi i Dyte - Dorjan Fataj - Skarapar
Vendi i Trete - Taulant Jakupi - Tirane
Per Titullin absolut “ Kampion Marekombetar ”
Orkez Prushi - Triane
Pjesmarja ne aktivitetet nderkombetare.
Kampionatin Ballkanik, maj 1996, Bilota / Maqedoni.
Delegat: Flamur Topi, Bedri Cahani
Sportist: Rando Kukeli, Ilir Lalica, Rudin Tugu, Sokol Mati.
Kampionati Europian, 1-5 Qërshor 1996, Kostanca / Rumani.
Delegat: Flamur Topi, Bedri Cahani
Sportist: Rando Kukeli
Kampionati Botëror, nëntor 1996, Aman / Jordania.
Delegat: Flamur Topi.
Sportist: Rando Kukeli, Ilir Lalica.
Kampionati Mesdhetar, Prill 1997, Salerno / Itali.
Delegat : Flamur Topi
Sportist : Dorian Kalo, Rudin Tugu.
Kampionati Boteror për te Rinj, Shtator 1997, Varshave / Poloni.
Delegat : Bedri Cahani
Sportist : Dorian Kalo, Rudin Tugu
Kampionati Botëror, Nëntor 1997, Pragë / Ceki.
Delegat: Flamur Topi, Bedri Cahani
Sportist: Rando Kukeli, Sokol Mati, Ilir Hushi.
Kampionati Mesdhetar, prill 1988, Ismailia / Egjypt.
Delegat : Flamur Topi
Sportist : Rando kukeli, Orion Minga
Kampionati Ballkanik, Maj 1998, Buzao / Rumani.
Delegat : Arben Gugushka
Sportist : Rando Kukeli, Orion Minga
Kampionati Botëror, Nëntor 1998, Izmir / Turqi.
Delegat : Flamur Topi, Mirjan Hakani.
Sportist : Rando Kukeli, Hasan Ranxha, Sokol Mati
Kampionati Europian, Maj 1999, Madrit / Spanjë.
Delegat: Flamur Topi
Sportist: Rando Kukeli
Kampionati Botëror, Nëntor 1999, Bratislavë / Sllovaki.
Delegat : Flamur Topi
Sportist : Urim Muja
Kampionati Mesdhetar, Prill 2000, Nicosia / Qipro.
Delegat : Flamur Topi
Sportist: Rando Kukeli ( vendin i 4 ne karegorine + 90 kg )
Kampionati Europian, Nëntor 2000, Losanë / Zvicër.
Delegat : Flamur Topi
Sportist : Rando Kukeli
Kampionati Ballkanik, Prill 2001, Stamboll / Turqi.
Delegat : Flamur Topi
Sportist : Sokol Mati ( vendin e Trete ne katergorine 80 kg )
Kamionati Ballkanik, Prill 2002, Bistrica / Rumani.
Delegat: Flamur Topi
Sportist: Sokol Mati
Kampionati Botëror, Nëntor 2002, Kairo / Egjypt.
Delegat : Flamur Topi
Sportist : Rando Kukeli
Kampionati Europian, Maj 2003, St.Peterburg / Rusi.
Delegat : Flamur Topi
Sportist : Rando Kukeli
Kampionati Europian, Maj 2004. Budapest / Hungari.
Delegat : Fidel Ylli, Rando Kukeli.
Sportiste : Renard Bracellari, Kujtim Pershpalaj, Nikollaq Muco.
Kampionati Botëror, Nentor 2004, Moskë / Rusi.
Delegat : Edmond Kukeli
Sportist : Rando Kukeli
Kampionati Ballkanik, Prill 2005, Athine / Greqi.
Delegat : Fidel Ylli, Rando Kukeli
Sportist : Renard Bracellari, Sokol Mati, Kujtim Pershpali,
Nikollaq Muco ( vendin e dyte per Veterane )
Kampionati Mesthetar, Tetor 2005, Katania, Itali.
Delegat : Flamur Topi
Sportist : Rando Kukeli, Renard Bracellari, Kujtim Pershpali.
Kampionati Ballkanik, Prill 2006, Serbi.
Sportist : Nikollaq Muco
Kampionati Ballkanik, Prill 2007, Shkup / Maqedoni.
Delegat : Rando Kukeli
Sportist : Nikollaq Muco, Sokol Mati, Kujtim Pershpali, Marin Meksi.
Kampionati Europian te Rinj, Qërshor 2007, Tjumen /Rusi.
Delegat : Rando Kukeli
Sportist : Marin Meksi
Kampionati Ballkanik, Prill 2008, Bari / Mali i Zi
Delegat : Rando Kukeli
Sportist : Abdul Fauaz, Halim Hysa, Kujtim Pershpali
Numri i klikimeve - 3154
E Hene, 09 Nentor 2009