Aleksandër Kondo, frymëzim për meshkujt Në vitet '80-të në Bibliotekën Kombëtare ka qarkulluar një libër në shqip, i vetmi edhe në ditët e sotme, me titullin origjinal “Body-Building” me autor billderin e parë kampion dhe iniciator të Kosovës, Idri

Rrjetet sociale:
Badibilderët e parë ishin në përgjithësi peshëngritësit. “Më i spikaturi për të mos i përmendur të gjithë,- thotë Kukeli, - ishte Aleksandër Kondo në fillim të viteve '80-të. Duhet theksuar se ai u bë një figurë ku u inspiruan jo vetëm shumë peshëngritës, por edhe shumë amatorë që merreshin me ndërtimin e trupit”.
Libri i parë “Body-Building”
Në vitet '80-të në Bibliotekën Kombëtare ka qarkulluar një libër në shqip, i vetmi edhe në ditët e sotme, me titullin origjinal “Body-Building” me autor billderin e parë kampion dhe iniciator të Kosovës, Idriz Humolli. Eshtë një libër tepër i vlefshëm, që orienton drejtë të gjithë ata që stërvitin trupin e tyre, si fillestarët ashtu dhe të avancuarit.
Sport i kushtueshëm
Të krijosh e të mirëmbash një trup badibilderi, sipas Kukelit, të duhet të shpenzosh shumw, duke filluar që nga dieta strikte, ushqimet suplementare me disafish koncentrate proteinash, vitaminash.
Nga fitnesi, te badibildungu
Badibildingu është shkalla me e lartë e fitnesit, është shumë profesional, pasi merr me shumë ngarkesë. Janë të njëjtat vegla ku ushtrohesh. Badibildingu është më i egër, më ‘strong’, - thotë Kukeli.
Numri i klikimeve - 3155
E Hene, 09 Nentor 2009