Kukeli lëndim të tmerrshëm, thyen këmbën në fushë

Mesfushori kosovar me pasaportë shqiptare, Burim Kukeli ka pësuar një lëndim të rëndë në miqësoren që skuadra e tij Zurich e zhvilloj ndaj Bellinzonas.
Kukeli është përplasur me një futbollist të Bellinzonas pas së cilës thuhet se këmba e tij shihej qartazi e thyer në dy pjesë.
Lëndimi i tmerrshëm i Kukelit është edhe një lajm i keq për kombëtaren kuqezi pasi që Kukeli ishte pjesë e rëndësishme e saj në ndeshjet e fundit./Indeksonline/