Kukës, Basha merr pjesë në seminarin për “Decentralizimin e pushtetit lokal”
KUKËS- Këshilli i qarkut të Kukësit me mbështetjen e Asamblesë së Rajoneve Evropiane zhvilluan sot në Kukës një seminar për ‘Decentralizimin e pushtetit lokal”.
Në këtë takim u diskutua në kuadër të procesit të decentralizmit, për rolin dhe përgjegjësitë e këshillave të qarqeve me të gjitha resurset e potencialet e tyre, problematikën dhe vështirësitë e zhvillimit si dhe për të ofruar mbështetjen e bashkëpunimin për projektet nga Asambleja Evropiane. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe kreu i bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, i cili theksoi se është domosdoshmëri ndarja e re administrative.
Ndërsa presidentja e Asamblesë së Rajoneve Evropiane Hande Ozsan Bozatli vuri në dukje rëndësinë dhe angazhimin e këtij institucioni me qëllim ndërtimin dhe ngritjen e projekteve me të cilat funksionojnë rajonet e BE-së edhe për qarqet e Shqipërisë.
Ndërkohe po gjatë ditës së sotme Basha ka pasur edhe një takim jo zyrtar me kreun e PD në Kukës, Ibsen Elezi.
(e.m/News24/BalkanWeb)