Situata e zjarreve, shefi i zjarrfikëses: Qeveria të investojë për helikopterë
TIRANË- I ftuar në rubrikën “Opinion” në TVNews24 gjatë një bashkëbisedimi me gazetaren Ola Bruko për situatën e zjarreve në vend, shefi i shërbimit të zjarrfikëses Dilaver Laçi në prag dhe të ditëve më problematike për pyjet në vend nga rreziku i zjarreve i bëri apel qeverisë (aktuale por dhe asaj qe do vije) që të investojë për blerjen e helikopterëve që do të mundësonin ndërhyrjen nga ajri.
“Ka ardhur koha që shteti të investojë për ndërhyrjen nga zjarri, që nuk janë kosto e madhe në krahasim me dëmin që bën zjarri. Rreth 30 -40 mijë euro tonë helikopter. Janë rreth mbi 10 milionë euro të shpenzuara nga zjarret. Nëse do kishim pajisjet e luftës nga ajri situata do ishte më ndryshe. Shpresoj që qeveria të operojë. Ka mungesë në radio, megjithëse nuk na penalizojnë pasi kemi telefona. Por, shërbimi i zjarrfikëses duhet thënë se është i kushtueshëm nga uniforma”, theksoi Laçi.
Duke bërë një përmbledhje të situatës së zjarreve në vend, Laçi përcaktoi vitin 2007 si më të vështirin, teksa konstatoi me keqardhje se shumica e zjarreve janë të qëllimshëm.
“Janë tri vite rresht se zona pyjore e Pukës goditet nga zjarri. Në analizat e bëra, shkaqet e zjarrit rreth 70% janë me dashje dhe 30 % pa dashje. Rreth persona janë ndaluar vjet. Apeli jonë është mbroni pyjet e janë pasuri kombëtare. Viti më i vështirë ka qenë viti 2007, por dhe vjet kane qene shumë zjarre, por në stinën e verës ne shohim nga pyjet pasi në shumë raste ato digjet për shfrytëzime ekonomike si dru zjarri. Nëse lëviz me helikopter shihet se janë djegur shumë zona, përvec zonave ‘të virgjëra’ që nuk shkohet dot më këmbë. Zjarri i rënë në parkun e Dajtit ishte i padëmshëm pasi ishim mbeturinat e zjarrit të kaluar”, u shpreh Laçi.
I ftuar në studion e lajmeve ishte dhe Gazetari i News24, Spartak Koka i cili e vuri theksin tek problemet e legjislacionit sa i takon personave që akuzohen për zjarrvënie të qëllimshme. “Është problem dhe i legjislacionit për personat që akuzohen për zjarrvënie të qëllimshme, pasi tani zjarrvënia është bërë rrugë”, theksoi Koka.
Shefi i zjarrfikës i bëri apel qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe me bombolat e gazit, pasi pakujdesia mund të shkaktojë viktima ashtu sic ka ndodhur fatkeqësisht ku vetëm vjet u shënuar 3 viktima.
(e.m/BalkanWeb)