E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukës, KQZ nuk ka shpërndarë ende buxhetin

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ende nuk ka shpërndarë buxhetin, përmes të cilit, Komisioni Zonal i Administrimit të Zgjedhjeve, do të mund të kryejë të gjitha funksionet e tij, përfshi këtu edhe shpërndarjen e materialeve zgjedhore për Qëndrat e Votimit, në të gjitha njësitë vendore të rrethit të Kukësit.

Faktin e bëjnë të ditur drejtuesit e këtij komisioni të cilët thonë se KZAZ-së nuk i është sjellë as telefon e faks, për të komunikuar me Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, apo edhe paratë që do përdoren për transportin e materialeve zgjedhore nëpër Qëndrat e Votimit.

Pranë Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve në Kukës, tashmë kanë ardhur të gjitha materialet zgjedhore. Në qarkun e Kukësit, numërohen 197 qëndra votimi, ku në 27 njësitë vendore, 3 bashki dhe 24 komuna, do të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të 23 Qershorit, më shumë se 76 mijë e 300 votues, ku rrethi i Kukësit numëron më shumë se 42 mijë votues, ai i Hasit 14 mijë e 600 ndërsa rrethi i Tropojës 19 mijë e 700 votues. Numri i votuesve për herë të parë është rreth 3 mijë persona.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›