E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës, djemtë vrasin babanë, shpallen në kërkim

Gazeta Shqip

Policia KukesKrimi në familje shënon viktimën e radhës në Kukës. Dy djemë kanë vrarë të atin me armë zjarri dhe më pas janë larguar, duke iu shmangur prangosjes së policisë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në familjen e Sali Laçi, banor të fshatit Bardhoc, të Komunës Tërthorë, Kukës. Paraprakisht mësohet se Avdi dhe Vexhi Laçi, përkatësisht 35 dhe 31 vjeç, kanë qëlluar  për vdekje të atin e tij Sali Laçi, 74 vjeç, teksa ndodheshin në banesën e tyre.

Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat që i kanë çuar djemtë, tashmë  në arrati, të ekzekutojnë babanë e tyre, ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e vrasjes si dhe po punon për kapjen e të dyshuarve si autorë të krimit të rëndë.

16 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)

Kukës, djemtë vrasin babanë, shpallen në kërkim burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›