Kukës, furgoni përplas rëndë kalimtarin
Një aksident me pasojë plagosjen e një 60-vjeçari ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kukës.
Aksidenti I rëndë ka ndodhur në lagjen nr 2 të Kukësit ku një automjet, tip furgon ka përpasur rëndë 60-vjeçarin Nusret Taf’hasi i cili ishte duke kaluar rrugën.
Menjëherë drejtuesi i mjetit Bujar Bilali e ka dërguar 60-vjeçarin në spitalin rajonal të Kukësit por sipas mjekëve gjendja e tij shëndetësore është e rëndë dhe pritet transportimi I tij drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë.
Ndërkohë dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte automjeti ndërkohë që policia po merr në pyetje drejtuesin e furgonit për të bërë të mundur edhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.