Kapen 210 kg kanabis në pikën kufitare Hani i Hotit, arrestohet transportuesi
Policia kufitare e Hanit të Hotit ka bërë të mundur sekuestrimin e 210 kg kanabis ndërsa ka arrestuar edhe transportuesin e drogës.
Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi Gentjan Mehmeti pasi në automjetin e tij me AA 278 GH u gjet e fshehur lënda narkotike.
Sipas policisë lënda narkotike kishte si destinacion Malin e Zi dhe më pas tregun perëndimor.
Ndërkohë policia po vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës.