E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukës, mbi 85 fëmijë përfitojnë nga arsimi gjithëpërfshirës dhe mësuesit ndihmës

Nxënësit me aftësi të kufizuar po ndjekin procesin mësimor edhe në shkollën nëntëvjeçare Iza Spahiu, ku mbështeten nga mësuesit kujdestarë, mësuesit ndihmës dhe shërbimi psikosocial.

Për këta nxënës mësimi zhvillohet sipas planeve individuale të përshtatura me nevojat dhe mundësitë e tyre.

“Po te shkolla jonë kemi shtatë nxënës me aftësi të kufizuara dhe janë pesë mësues. E vështirë është puna me to, por përkushtimi i mësuesve, ndihmës, mësuesve kujdestarë dhe i gjithë stafit e bën edhe më të lehtë. Secili nxënës nga komisioni multidisiplinar janë të përcaktuara orët janë mësuesit bashkëpunim me shërbimin

psikosocial kanë hartuar planet janë të miratuara dhe po vazhdon implementimi i tyre”

Drejtoresha e shkollës Matilda Hoxha bën të ditur se ndërgjegjësimi i prindërve për rëndësinë e mbështetjes arsimore të fëmijëve me aftësi të veçanta është rritur nga viti në vit.

“Ndoshta në fillimet po tashmë janë ndërgjegjësuar dhe kemi një bashkëpunim shumë të mirë me prindërit e këtyre fëmijëve dhe është diçka shumë e mirë dhe është ndihmë shumë e madhe qoftë për prindërit por edhe për mësuesit lëndor mësuesi ndihmës.

Sipas të dhënave në bashkinë Kukës, mbi 85 nxënës me aftësi të kufizuar ndjekin proesin mësimor në shkolla.

Përfshirja e tyre në arsimim shoqërohet me nevoja për mbështetje të vazhdueshme nga stafi pedagogjik, shërbimet përkatëse në mënyrë që çdo nxënës të ketë mundësi të zhvillojë aftësinë e tij dhe të përfitojë nga procesi mësimor.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›