“Të vret e të qan nga prapa”- Mjeku Ermal Pasha: Zona e syrit mund t’i shkaktonte dhe vdekjen djalit! Tregon batakun ku ka rënë shteti shqiptar, dashakeqësi me njerëzit për t’i shtypur
Mjeku Ermal Pashaj ishte sot në mbrëmje ne Neës24 teksa foli për protestën e djeshme, ku dhuna policore rrezikoi jetën e të riut Erion Vishtulla. 28-vjeçari u godit me plumb gome në sy dhe rrezikon tashmë shikimin në njërin sy.

Pashaj u shpreh se ky rast tregon se pse është ndezur protesta 12 ditë më parë nga studentët, sidomos mos marrja përsipër deri në fund ndërhyrja kirurgjikale nga ana e spitali ushtarak në Tiranë.
Nga ana tjetër shtoi se sjellja e dhunshme e policisë tregon një dashakeqësi të shtetit ndaj qytetarit dhe një nevojë për ta shtypur me dhunë këtë revoltë rinore.
Ermal Pashaj: Në të cilën përveç klisheve që të vret e të qan nga prapa, një nga gjërat që më erdhi keq, duke falënderuar mjekët e ushtarakut, ky transferimi i sotshëm më çon në një situatë që akoma nuk ka marrë zgjidhje dhe që ka ndezur këtë protestë. Mjekësia. Ka kaq shumë vite ka një pamundësi të mjekësisë për të trajtuar një kirurgji të vështirë të syrit. Akoma nuk ka një nomenklaturë, dhe detyrohet një pacient t transferohet të marrë shërbimet. Fatkeqësi pamundësia e shërbimit. Na u dashkan shërbimet e bamirësit për të arritur ti japin ndihmë një njeriu jashtë kufijve të Shqipërisë. Jemi në një vend që nuk ka kapacitet të shërbejë dhe nepotizmi shtrihet gjerë e gjatë, që nga policia. Ashtu dhe nga ana tjetër mospërgjigjen e duhur që marrin këto njerëz në spitale.
Ndjehesh i dëshpëruar ku është katandisur ky shtet. Të tillë situatë e paralajmëruan disa ditë më parë. Zona e syri ka një hark reflektor që mund të shkaktojë dhe vdekjen e djalit. Mjafton të kthejmë shikimin në Kosovë ka patur dy raste të tilla. Shoh një mosreflektim të instancave drejtuese që janë kthyer në një mekanizëm për të induktuar një reprezalje dhe për të shfryrë ndaj revoltës qytetare. Gjë e dhimbshme dhe tregon batakun ku ka rënë shteti shqiptar. Nuk ka fjalë, të përmendësh institucione ndërkombëtare dhe prapë të përdoret. Nuk di ti vë emër tjetër veçse një dashakeqësi dhe një nevojë për ta shtypur.