Kukës, qarku nën ngrica dhe dëborë
Temperaturat e ulëta me reshje debore që vazhdojnë të mbizotërojnë rajonin e verilindjes kanë shkaktuar vështiresi për lëvizjen e mjeteve kryesisht në rrugët rurale si dhe në disa akse kombëtare. Burime të shtabit të emergjrencës në prefekturën e Kukësit tregojnë se probleme më serioze janë shkaktuar në rrugën Kukës-Shishtavec ku në fshatin Shtrezë ka patur rrëshqitje të tokës që ka spostuar me disa metra edhe trasenë e rrugës.
Drejtoria rajonale e rrugëve ka dërguar atje mjetet e rënda dhe një grup punëtorësh të cilët po punojnë për stabilizimin e këtij aksi. Por banorët që kanë përshkuar sot këtë aks tregojnë se rruga e Shishtavecit mund të konsiderohet e bllokuar pasi vetëm dy tre automjetete me zingjirë kanë kaluar me mjaft vështirësi duke i tërhequr me traktorë ku kanë mundur të kalojnë pjesën e shembur të rrugës.
Ështe vështirësuar qarkullimi edhe në akset Kukës-Peshkopi ku automjetet mund të kalojnë vetëm me zingjirë, si dhe rruga B.Curri-Qafë Mali dhe Shëmri-Qafë Mali ku gjithashtu automjetet duhet të vendosin zingjirë dëbore. Trashësia e dëborës në Qafë të Malit arrin në rreth 40 cm dhe aktualisht temperaturat janë ulur ndjeshëm. Mbeten të bllokuara për shkak të dëborës dhe akullit komunat Zapod, Grykë Çajë, Arrën dhe Zapod.Në qarkun e Kukësit gjatë natës së shkuar, gjithnjë sipas shtabit të emergjencës, ka patur probleme me furnizimin me energji elektrike kryesisht në fidrat e zonës Lekbibaj në Tropojë dhe Mamëz në Kukës.
Për këtë shkak ka patur ndërprerje të furnizimit me energji edhe për qytetin e Kukësit disa orë gjatë natës ndërsa komunat Lekbibaj, Margegaj si dhe tri komuna të thella të Kukësit janë pa energji elektrike për shkak të defekteve në rrjet të shkaktuar nga stuhitë. Reshjet e dëborës kanë përfshirë të gjithë rajonin e verilindjes ku është ulur ndjeshëm edhe temperatura e motit. Ftohja e motit me temperaturat që kanë zbritur deri në minus 8 gradë C duket se do e shoqërojnë për disa ditë këtë rajon,ku në zonat e larta ato kanë rënë deri në – 10 gradë C.