Të shtunën premiera "Tabloja absurde"

Pas më shumë se tre muaj nga nisja e sezonit të ri artistik Teatri Kombëtar vetëm të shtunën do sjellë për publikun premierën e parë. Bëhet fjalë për veprën “Tabloja Absurde”, një draë që i takon dramaturgjisë kombëtare. Në gjuhën regjisoriale nga Milto Kutali, vepra ka qëndër shtypjen e artistëve në kohëne diktaturës komuniste.
"Unë mendoj se ofron një komoditet dhe për realitetin të cilit i drejtohet vepra dhe këtu kemi bërë kujdesin kryesor të gjithë së bashku për të sjellë në një orë e 40 minuta jo vetëm një pjesë të një realiteti të dikurshëm po dhe dramën e madhe të botës së artistëve dhe sot e kësaj dite", thotë Milto Kutali- regjisor. Sa i takon frymëzimin për të shkruar këtë dramë, autori Ferdinad Hysi na shpjegon se ajo e ka mërë shtysën nga tabloja e famhsme “Mbledheja e Moskës” të realizuar nga piktori Guri Madhi në vitin 1960.
"Unë kam dashur të them një ide, në një moment të caktuar në një monolog të piktorit thuhet "nese ne flasim për ish udhëheqësia, ish aktorë, nuk mund të themi për ish artistë'. Artisti nuk ka ish, artisti ekziston", tha dramaturgu Ferdinad Hysi. Historia e cila nuk përbëhet nga personazhe të vërtetë do të ngjis në skenë aktorët Fatos Sela, Naum Shundi, Roland Trebicka, Olta Daku, Anila Bisha e Dritan Borici.
Aurela Papadhima