E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës, qyteti përfshihet në ekspeditat turistike

Qyteti i Kukësit por edhe Hasi e Tropoja duket se po kthehen në një atraksion të madh turistik, jo vetëm për turistët e huaj por edhe ata vendas që asnjëherë më parë nuk kanë parë nga afër këtë rajon.

Tanimë me ndërtimin e “Rrugës së Kombit” dhe ndërtimin e rrugëve të tjera që të çojnë në destinacione të ndryshme turistike, ky rajon është përfshirë edhe në hartën e ekspeditave që realizohen nga studentët e Universiteteve të ndryshme të vendit.

Ky grup studentësh vijnë nga qyteti i Elbasanit dhe vizitën në Kukës e kanë për herë të parë. Ata shprehen se qyteti ka çfarë t’iu ofrojë turistëve.

Sektori i turizmit tashmë është kthyer në mundësinë më të madhe për zhvillimin e rajonit të Kukësit, duke qenë se resurset e tjera ende nuk janë bërë lehtësisht të shfyrtëzueshme, duke përjashtuar këtu burimet ujore që tanimë po shfrytëzohen për ngritjen e hidrocentraleve dhe prodhimin e energjisë.

Në qarkun e Kukësit projektet për zhvillimin e turizmit malor po tërheqin interesin e komunitetit dhe donatorëve të ndryshëm.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›