E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës, rinisin reshjet e shumta të borës

“Trashësia e borës në qytetin e Bajram Currit ka arritur në rreth 10 centimetra, ndërsa në zonat rurale të këtij rrethi ajo arrin në mbi 80 centimetra, pasi shtresat e dëborës, kanë zënë njëra-tjetrën”, thanë burime nga prefektura e Kukësit. Megjithatë, gjatë ditës së sotme akset rrugore Qafë Morin – Bajram Curri – Fierzë, Fierzë – Qafë Mali dhe Bajram Curri – Krumë janë të kalueshme, ndonëse duhen përdorur zinxhirët.  “Në aksin rrugor Morin – Kukës – Qafë Shllak, kemi vënë në punë 3 borëpastruese si dhe një kamion me kripë” tha drejtori i drejtorisë rajonale të rrugëve Rushit Gashi.  “Po ashtu edhe në aksin rrugor Kukës – Shishtavec po punon një mjet borëpastrues si dhe një kamion me kripë" thotë Gashi sipas të cilit në këtë aks rrugor, dëbora po bie mbi shtresa akulli, gjë që është e rrezikshme për kalimin e mjeteve. Ndërkohë, situata është vështirësuar në zonat e thella të këtij rrethi. Aktualisht janë ribllokuar komunat e Arrnit dhe Zapodit ku trashësia e borës arrin në mbi 40 centimetra.                                                                                              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›