Kukes shkollat pa abetare
Qindra nxenes ne qarkun e Kukesit ngelin pa tekste shkollore. Ka rreth nje muaj qe Ministria e Arsimit dhe Shkences ka shpallur daten e shitjes dhe shperndarjes se librit shkollor ndersa ne Kukes vetem tekstet e lendeve te dyta kane mberritur.
Prinderit dhe nxenesit thone se pergjigjia e vetme qe marrin eshte se nuk ka ardhur furnizmi. Ne Kukes mungon abetarja si dhe lende te tjera te 9-vjecares dhe shkollave te mesme.
Ne qarkun e Kukesit mungesa e librit shkollore paraqitet nje fenomen i mbartur nder vite pasi shpesh here pikat e shperndarjes si dhe shtepite botuese abuzojne me furnizimin me tekstet shkollore.