E Diel, 1 Nëntor 2026

Tunel te nendheshem per grabitjen e bankes arrestohen dy persona

TIRAN- Dy persona jane arrestuar nga policia pasi tentuan te grabisnin nje banke ne afersi te zones qe njihet si 9-kateshet ne kryeqytet.

Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare te policise se Tiranes e cila tashme ka zbuluar edhe skemen se si do te realizohej grabitja.

Dy te arrestuarit identiteti i te cileve nuk behet ende i ditur kishin marre me qira nje lokal ne afersi te filialit te bankes.

Prej kohesh kishin nisur hapjen e nje tuneli te nendheshem i cili do ti shpinte drejt e ne ambientet e brendshme te bankes.

Policia i ka pasur nen vezhgim prej kohesh por nuk sqarohet nese ata kane vepruar vetem apo kane pasur edhe bashkepunetore te tjere.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›