Kukes zbulueshmeria e krimit 55

Drejtuesit e policise shprehen se sherbimet policore nuk kane njohje te plote mbi personat me tendence kriminale
Kukes - Zhdukja pa asnje gjurme e vajzes 7-vjecare Bleona Mata ne fshatin Zapod dhe vrasja e kryetarit te komunes Terthore Remzi Veseli jane dy ngjarjet me te renda te pazbuluara te ndodhura ne Kukes. Nderkohe qe Sherbimet policore ne kete qark nuk kane njohje te plote mbi personat me tendence kriminale ne baze zone dhe drejtimi ku dhe zbulueshmeria e Krimeve te Renda eshte ne masen 55 .
Ky ka qene konkluzioni i drejtuesve te Policise se Qarkut te Kukesit ne analizen vjetore ku mori pjese edhe Shefi i Sektorit te Analizes dhe Informacionit Kriminal ne Drejtorine e Policise Shtetit Veli Haklaj.
Gjate ketij viti qe po analizojme sherbimet policore te Drejtorise se Policise Qarku Kukes jane perballur me dy ngjarje te renda te cilat ende jane te pazbuluara zhdukja pa gjurme e vajzes 7-vjecare Bleona Mata nga Zapodi dhe vrasja e kryetarit te komunes Terthore Remzi Veseli thuhet mes tjerash ne raportin e analizes
. Per keto dy ngjarje te renda jane marre 39 informacione jane kryer 45 kontrolle te ndryshme jane shoqeruar 35 persona disa prej te cileve shoqeruar me shume se nje here jane marre 64 deklarime te ndryshme e 11 deklarime.
Jane hartuar e ndjekur 27 plane masash e operacionesh dhe jane kryer veprime operative thuhet ne raport. Per kete ngjarje eshte bashkepunuar edhe me policite e qarqeve te tjera dhe me sherbimet policore te Kosoves Maqedonise Malit te Zi e Greqise.
Pervec policise e prokurorise ne zbulimin e ketyre ngjarjeve jane te perfshire edhe strukturat e SHISH-it. Per kete deshtim drejtuesit kane bere me pergjegjesi vartesit e tyre te Sektorit Kunder te Krimeve te Renda ku edhe zbulueshmeria e ketyre krimeve eshte ne masen 55.
Gjate punes se kryer nga policia per dy ngjarjet e renda eshte evidentuar se sherbimet policore nuk kane njohje te plote mbi personat me tendence kriminale ne baze zone dhe drejtimi.
jo vertetohet edhe nga cilesia e informacioneve te administruara dhe qe lidhen me keto dy ngjarje ku barra kryesore bie mbi Sektorin Kunder Krimeve te Renda- thekson raporti.
Konkluzionet e ketij raporti lidhur me cilesine e dobet te informacioneve per keto dy ngjarje hedhin poshte pohimet e ministrit te Brendshem Lulzim Basha se vrasesit e kryetarit komunes Terthore Remzi Veseli do te zbuloheshin se shpejti.
Vogelushja 7-vjecare Bleona Mata rezulton e zhdukur qe prej 20 majit te ketij viti ndersa Remzi Veseli kryetar i Komunes Terthore u vra mbremjen e 25 tetorit me tre plumba ne koke tek porta e avllise se shtepise.
Nderkaq mbeten te pazbuluara dhe atentatet me tritol qe kishin si objektiv automjetin prone e familjes se kryetarit te bashkise ndodhur ne maj te 2009-s dhe baneses se kryetarit te qarkut ndodhur ne pranveren e ketij viti .Te pazbuluara mbeten edhe nje numer ngjarjesh qe kane te bejne me tentativen per grabitje bankash me pasoje plagosjen e rende dhe nje numer krimesh te tjera te renda.
Problem per policine e Qarkut verilindor mbeten edhe zbulimi i ngjarjeve te vjetra te ndodhura ne Tropoje ku thuajse asnjera prej tyre nuk eshte zbuluar. Seriali i vrasjeve te pazbardhura ne rrethin e Tropojes llogaritet te jete ne 150 dhe qe i perkasin viteve 1997-2002.