E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukesi kerkon kualifikimin

Nga debutimi në kualifikim.
E tillë është detyra dhe mundësia për Kukësin, ekipin që luan këtë të enjte, në orën 19:30, ndeshjen e kthimit në Ligën e Europës pas barazimit 1-1 në Estoni ndaj Florës së Talinit.
Rëndësia e përballjes mund të sjellë probleme, por trajneri Cungu ka besim tek skuadra.

Trajneri shkodran nuk ka thuajse asnjë dilemë për formacionin.

Pavarësisht barazimit jashtë fushe, Cungu nuk e mendon aspak të lehtë.

Nga skuadra ka një thirrje të fortë për tifozët kuksianë që të jenë sa më të shumtë në “Qemal Stafa” në mënyrë që të ndihmojnë ekipin e zemrës për t’u kualifikuar për në turin e dytë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›