E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kukësi me fushë moderne stërvitore

Qyteti I Kukësit ka një tjetër fushë të re stërvitore, një investim i Federatës Shqiptare të Futbollit në bashkëpunim me Bashkinë e Kukësit.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, së bashku me Kryetarin e Bashkisë Safet Gjici,inaguruan aneksin e stadiumit “Kukës Arena”.

Në fjalën e tij numri një i futbollit shqiptar tha se prioriteti kryesor i FSHF-së është futbolli i fëmijëve dhe i vajzave.

Ndërkaq, Kryebashkiaku Gjici falënderoi Presidentin Duka për këtë bashkëpunim të vyer që po ndryshon infrastrukturën sportive të qytetit.

Me inagurimin e kësaj fushe, u shpërndanë edhe uniformat e para falas për fëmijët e qytetit të Kukësit  dhe zonave veriore që luajnë futboll, e që përfitojnë kësisoj nga projekti i Federatës Shqiptare të Futbollit “Uniforma ime”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›