E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukësi "me oreks", tani kërkon turin e tretë të Europa League

Pas kualifikimit historik në Europë, Kukësi kërkon të shkojë më tej, duke dashur të kalojë edhe turin e dytë, për të dëshmuar edhe njëherë seriozitetin dhe nivelin e kësaj skuadre. Në një konferencë për shtyp, presidenti i Kukësit, Safet Gjici, ka bindjen se ekipi që financon, mund ta fitojë ndeshjen e parë në Tiranë, për t'i hapur pastaj rrugë kualifikimit të mundshëm në Sarajevë. "E kemi vlerësuar në maksimum, pasi Sarajeva është një ekip elite. Besoj se ndeshjen e parë do ta fitojmë. Futbollistët janë më të çliruar, të mobilizuar dhe stafi teknik i ka marrë të gjitha masat. Kukësi është faktor tashmë në futbollin shqiptar. Përderisa sa erdhëm deri këtu, duhet të shohim përpara, duke kaluar edhe këtë tur. Nëse e bëjmë këtë, në sezonin e ri të gjithë do të na kishin frikë, plus edhe lojtarët cilësorë do vinin te ne, pasi ekipi do të tentojë titullin kampion. Mendoj se është legjitim ky objektiv, kur ne jemi nënkampionët në fuqi dhe po tregojmë forcën reale edhe në Europë", - pohoi Gjici.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›