Kerry: Ende herët për të përcaktuar drejtimin e ngjarjeve në Egjipt
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry u shpreh dje se ishte ende herët për të thënë ç'drejtim mund të marrin ngjarjet në Egjipt pas rrëzimit të ish-presidentit, Mohamed Morsi dhe formimit të qeverisë së tranzicionit.
"Duket qartë se rendi dhe stabiliteti duhen rivendosur dhe të drejtat duhen mbrojtur. Vendi duhet të jetë i aftë të rifillojë jetën normale", u shpreh ai gjatë një konference shtypi në Aman.
"Megjithatë, është ende herët për të bërë deklarata ose për të gjykuar mbi drejtimin që do të marrë vendi", nënvizoi Kerry.
(a.k/BalkanWeb)