Kukësi në histori, kalon në raundin e tretë të Europa League
Kukësi, është kualifikuar në raundin e tretë të kualifikimeve në kuadër të Europa Leagues, pasi e mposhti Sarajevën me rezultat përfundimtar, 3-2.
Në ndeshjen kthyese të raundit të dytë të kualifikimeve për Europa League, Kukësi barazoi pa gola kundër Sarajevës. Dhe, ky rezultat mjaftoi për ta dërguar skuadrën shqiptare më tutje në raundin e tretë të kualifikimeve.
Vlen të përmendet se në këtë ndeshje skuadra nga Bosnja e humbi një penallti.
Ju kujtojmë se në ndeshjen e parë që u zhvillua në Tiranë, Kukësi shënoi një fitore me rezultat 3-2.
Ndërsa, tani kundërshtari i ardhshëm për ta do të jetë skuadra ukrainase, Metalurg Donetsk, Ndeshja e parë e raundin të tretë do të luhet me 1 gusht, ndërsa ajo e kthimit një javë më vonë.